TIRANË– Vijojnë tensionet dhe përplasja mes opozitës dhe policisë tek Kuvendi, ndërkohë Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka thënë para gazetarëve se forcat e policisë u kanë drejtuar armën.
“Kanë rrethuar deputetët e Kuvendi të Shqipërisë. U kanë drejtuar armën, i kanë qëlluar në vendin e punës. Nuk ka ndodhur kurrë që forcat e policisë të hyjnë dhe të dhunojnë deputetët.”- tha Bardhi.
Ai u shpreh se nuk ka ndodhur kurrë që forcat e policisë të hyjnë dhe të dhunojnë deputetët. Bardhi deklaron se deputetët e kërcënuar me armë janë Bledjon Nallbati dhe Luan Baçi.
“Në ambientet e brendshme të Kuvendit, FNSH u drejton armën kolegëve Nallbati dhe Baçi. Akt kërcënimi me jetë.”- u shpreh Bardhi.
VIDEO/ Përplasja në Kuvend, MOMENTI kur efektivi i FNSH i nxjerr armën deputetit të opozitës


