Një veprimi i moderatores dhe gazetares Gerta Gixhari në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka tërhequr vëmendjen kur në sfond u luajt një nga këngët e Luiz Ejllit.
Xum Allushi ka treguar se kur Valbona e pyeti Gertën se kënga e cilit këngëtar është vendosur në sfond, Gerta u përgjigj: “Nuk e di, s’ja kam idenë fare”.
Kujtojmë këtu që Gerta e njeh mjaft mirë Luiz Ejllin pasi ai ka qenë konkurenti që është përplasur më fort me motrën e saj Oltën gjatë edicionit të dytë të BBV. Ata krijuan që në fillim një binom dhe loja u rrotullua rreth tyre deri sa Olta vendosi të lërë shtëpinë me vullnetin e saj. Ndërkohë ky veprim shihet si një nënvlerësim për Luizin dhe karrierën e tij muzikore pas BBV. /Radar.al


