TIRANË– Këtë të martë ka nisur sërish me përplasje mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për Sterilizimin dhe Check-Up, ku do të dëshmojë ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i arrestuar për koncesionin 100 mln euro të sterilizimit.
Kryetarja e Komisionit, deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka kërkuar shtyrje të afatit për marrjen në pyetje të dëshmitarve që nuk janë paraqitur, ndërkohë nënkryetari i Komisionit, socialisti Plarent Ndrenca nuk ka pranuar duke u shprehur se janë thirrur një numër i madh dëshmitarësh.
Ndreca ka kërkuar që të procedohej me marrjen në pyetje të ish-ministrit Ilir Beqaj, i cili la përkohësisht qelinë mëngjesin e sotëm me leje të SPAK për t’u paraqitur në Komision, duke e konsideruar si dëshmitarin kryesor.
DEBATI:
VOKSHI: E lëshuat edhe Ilir Beqajn, Edi Rama lëshoi edhe hajdutin dymetrosh, vetëm Vilma Nushin nuk po lëshon.
Plarent Ndreca: Vlerësoj që nuk ka më vend, kemi kryer hetim, kemi marrë shkresa e dokumente, kemi thirrur dëshmitarë, është numër shumë i madh dëshmitarësh.
Plarent Ndreca: Vlerësoj që nuk ka më vend, kemi kryer hetim, kemi marrë shkresa e dokumente, kemi thirrur dëshmitarë, është numër shumë i madh dëshmitarësh./Radar.al


