Një aksident rrugor është shënuar pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Lushnjës.
Një mjet transporti inertesh është përplasur me një automjet tip Mercedes Benz, duke shkaktuar plagosjen e dy drejtuesve të mjeteve.
Si pasojë e përplasjes, të dy shoferët kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar menjëherë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.


