Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme pranë fshatit Vreshtas, në aksin Cakran–Gorishovë, ku një automjet humbi kontrollin dhe u përplas me një mur rrethues.
Nga goditja e fuqishme, dy persona mbetën të plagosur dhe u transportuan me urgjencë në spital. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë mjetin e dëmtuar rëndë dhe ekipet mjekësore që ofrojnë ndihmën e parë për të lënduarit.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa dyshohet paraprakisht se humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit çoi në përplasjen.


