Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “Burg me afat 50 ditor” për italianin Salvadore di Tella i cili akuzohet për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”.
I akuzuari i përfaqësuar nga avokati Arbër Rraja ka deklaruar në sallën e gjyqit se ngjarja ka qenë aksidentale.
Në seancën me dyer të mbyllura mëoshet se ishin të pranishëm babai i të akuzuarit bashkë me konsullin italian në Shkodër.
Kujtojmë se më datë 18 gusht në plazhin e Velipojës 20 vjeçari nga Napoli, Salvadore Di Tella u përplas me shtetasin tjetër italian Nicola Loro, teksa drejtonin dy jet ski, rreth 1 milje jashtë perimetrit të sigurisë në plazhin e Velipojës.


