Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Operacioni për ndërtimet pa leje në Sarandë, gjykata liron edhe dy të arrestuar të tjerë, në burg mbetet vetëm ish-shefi i Komisariatit

    I kërkuar nga Interpol Roma për trafik droge, arrestohet në Kavajë 26-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Italisë

    SHBA trajnon ekspertë të rinj për poligrafin, Shqipëria forcon kapacitetet në luftën kundër krimit ndërkombëtar

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Përmes “Bigalb group” mori 36 mln lekë nga buxheti i shtetit/ Këshilli i Mandateve vendos sot për deputetin Vullnet Sinajn

    September 4, 2024

    TIRANË– Është mbledhur sot në orën 11:00 Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në Kryesinë e Kuvendit për të shqyrtuar mocionin e 14 deputetëve të opozitarës, të cilët kërkojnë konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit socialist Vullnet Sinaj.

    Kërkesa e PD-së, e cila e akuzon Sinajn se ka përfituar para publike me bizneset e tij, do të shqyrtohet nga Këshilli i Mandateve dhe më pas pritet që t’i kalojë seancës plenare për votim.

    Në mocionin e dorëzuar nga deputetët opozitarë, thuhet se Sinaj ka shkelur Kushtetutën, pasi ka përfituar fonde publike në kundërshtim me pikën 3, të nenit 70 të Kushtetutës, i cili ndalon deputetit që të përfitojë pasuri publike. Ndërkohë që vetë Sinaj pretendon se nuk ka marrë asnjë shumë nga buxheti i shtetit përmes bizneseve të tij.

    “Nuk kam përfituar nga buxheti i shtetit asnjë lek, as kur nuk kam qenë deputet, as kur jam zgjedhur deputet. Për më tepër, dhuroj prej vitesh rrogën mujore të deputetit për të ndihmuar njerëz në nevojë dhe as më shkon mendja të përfitoj financiarisht nga buxheti i shtetit.”-  ka thënë Sinaj në një reagim të tij më herët.

    Mocioni i PD pretendon se janë të paktën 9 transaksioneve të verifikuara nga thesari i shtetit në shumën totale 3.689.814 lekë që kanë shkuar si pagesa për shoqëritë “BIGALB GROUP” sh.p.k., “BIG LISUS” sh.p.k., “BIG DURRËSI” sh.p.k., “BIG PESHKOPIA” sh.p.k., “BIG ROI” sh.p.k., “BIG LEO” sh.p.k., “BIG LEZHA” sh.p.k., “BIG DRINI” sh.p.k., “BASHKIMI” sh.p.k., “TIRANA CASH & CARRY” sh.p.k./Radar.al

    Vullnet Sinaj
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Operacioni për ndërtimet pa leje në Sarandë, gjykata liron edhe dy të arrestuar të tjerë, në burg mbetet vetëm ish-shefi i Komisariatit

    July 25, 2026

    I kërkuar nga Interpol Roma për trafik droge, arrestohet në Kavajë 26-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Italisë

    July 25, 2026

    SHBA trajnon ekspertë të rinj për poligrafin, Shqipëria forcon kapacitetet në luftën kundër krimit ndërkombëtar

    July 25, 2026

    400 mijë paundët dyshohet se u bënë shkak i konfliktit fatal, paratë në qendër të tragjedisë me tre viktima në Roskovec

    July 25, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.