Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati në zonën e Myzeqesë, duke përmbytur një sipërfaqe të konsiderueshme tokash bujqësore dhe duke iu afruar autostradës Fier–Vlorë.
Sipas burimeve nga terreni, deri tani nuk raportohet për dëme në banesa, ndërsa uji ka mbuluar vetëm tokat bujqësore të zonës.
Autoritetet lokale dhe ekipet e emergjencës ndodhen në terren, duke monitoruar nga afër situatën për shkak të rrezikut që niveli i ujit të vijojë të rritet dhe të prekë infrastrukturën rrugore.


