Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ministri Nufi: Samiti i NATO-s në Tiranë, besim për Shqipërinë! Prioritet investimet në mbrojtje! Brenda vitit, 3 avionë zjarrfikës

    Kapet duke ujitur parcelën me 60 bimë kanabis në Kalimash, arrestohet 34-vjeçari

    Gjashtë specialistë neuropediatër për 5 mijë pacientë në vit! 90% e sëmundjeve të rralla zbulohen në vend

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Përmbysja e Assadit, suksesi i fundit turk në rivalitetin me Iranin

    January 14, 2025

    TURQI- Përmbysja e regjimit të Presidentit Bashar al-Assadit në Siri është suksesi i fundit i Turqisë në konkurrencën me Iranin për ndikim rajonal. Megjithatë, siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Dorian Jones analistët thonë se Teherani ende zotëron aftësi që mund t’i shfrytëzojë në rivalitetin e tij në rritje me Ankaranë.

    Rebelët sirianë që rrëzuan presidentin Bashar al-Assad patën mbështetjen e Turqisë. Irani mbështeti regjimin e Assadit. Fitorja e rebelëve është fitorja e fundit për Ankaranë në rivalitetin e saj me Teheranin për ndikim rajonal, thonë analistët.

    “Turqia e ka dobësuar Iranin në Irak, Siri, si dhe në Kaukazin Jugor. Pra, Turqia e ka fituar konkurencën me Iranin në të tre këto konflikte. Është në interesin e Turqisë që Irani të dobësohet më tej”, thotë Ozgur Unluhisarcikli drejtues i Fondit Gjerman Marshall në Ankara.

    Analistët shpesh i karakterizojnë marrëdhëniet mes Iranit dhe Turqisë si një ekuilibër midis konkurrencës dhe bashkëpunimit. Ata thonë se megjithatë bashkëpunimi po i lë vendin një rivaliteti gjithnjë e më të ashpër. Ankaraja kërkon të zgjerojë ndikimin në zonat që Irani i vlerëson si në sferën e tij të ndikimit dhe që shpesh mbrohen nga grupet që kanë mbështetjen e Teheranit.

    “Që nga fillimi i kryengritjeve arabe, Irani filloi ta trajtonte Turqinë si një armik. Grupet që kanë mbështetjen e Iranit dëmtojnë interesat kombëtare të Turqisë. Irani ishte gjithashtu një nga vendet që ndihmoi dy grupe kryengritësish kurdë në Irak dhe Siri”, thotë profesoresha Bilgehan Alagoz nga Universiteti Marmara.

    Partia e Punëtorëve të Kurdistanit me bazë në Turqi, PKK, ka luftuar me dekada për më shumë të drejta të pakicës kurde. Turqia akuzon grupin kurd në Siri, të njohur si YPG, për lidhje me PKK-në.

    Analistët sugjerojnë se Teherani mund t’i kndërvihet Ankarasë duke mbështetur grupet militante kurde përmes grupeve që kanë mbështetjen e Iranit në rajon.

    Analistët gjithashtu thonë se dobësimi i Iranit është një kauzë e përbashkët e Turqisë dhe Izraelit.

    “Izraeli dhe Turqia kanë interes të përbashkët për të ndaluar shtrirjen e ndikimit të Iranit. Ju e keni parë që Izraeli dhe Turqia bashkëpunuan jo drejtpërdrejt. Izraeli e dobësoi grupin Hezbollah në Liban dhe Turqia mbështeti lëvizjen rebele në Siri dhe kështu ra Assadi”,thotë Gallia Lindenstrauss nga Instituti për Studime të Sigurisë Kombëtare në Tel Aviv.

    Analistët shohin se ka mundësi edhe për bashkëpunim mes Presidentit turk, që kërkon forcimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara dhe Presidentit të zgjedhur Donald Trump, i cili është zotuar të mbajë qëndrim më të ashpër kundër Iranit.

    “Nëse zoti Trump synon të zbatojë zgjidhje dhe metodologji të reja me Iranin, atëherë Uashingtoni ka nevojë për ndihmën dhe bashkëpunimin e Turqisë. Nga një këndëvështrim i gjerë, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara duhet të bëhen bashkë”, thotë Mesut Casin, këshilltar i presidentit turk.

    Analistët theksojnë se Irani dhe Turqia kanë arritur që në rivalitetin e tyre ndër shekullor të shmangin konfrontimin e drejtpërdrejtë. Megjithatë, pasi rebelët e mbështetur nga Turqia rrëzuan nga pushteti aleatin e Teheranit në Siri, aftësia për të mbajtur nën kontroll rivalitetin mund të sprovohet./VOA

    Erdogan rrezimi i asadit turqia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ministri Nufi: Samiti i NATO-s në Tiranë, besim për Shqipërinë! Prioritet investimet në mbrojtje! Brenda vitit, 3 avionë zjarrfikës

    July 21, 2026

    Kapet duke ujitur parcelën me 60 bimë kanabis në Kalimash, arrestohet 34-vjeçari

    July 21, 2026

    Gjashtë specialistë neuropediatër për 5 mijë pacientë në vit! 90% e sëmundjeve të rralla zbulohen në vend

    July 21, 2026

    Një makinë për çdo tre shqiptarë, mbi 1 milion mjete rrugore të regjistruara në Shqipëri në 2025, rriten me 91% automjetet elektrike

    July 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.