Tension në kryeqytetin francez përpara ndeshjes së Champions-it mes PSG-së dhe Atalantës. Mbrëmjen e së martës, grupe ultrasish u përplasën pranë Qendrës Pompidou dhe zonës Les Halles, ku pati dëmtime në pronë dhe u përdorën mjete të rrezikshme.
Policia franceze ndërhyri menjëherë, duke arrestuar 19 tifozë italianë, disa prej tyre të armatosur me thika dhe sende të forta.
Klubi parisien reagoi duke theksuar se personat e përfshirë nuk janë pjesë e grupit zyrtar të tifozëve Collectif Ultras Paris.
Për ndeshjen e mbrëmjes së sotme janë shtuar masat e sigurisë për të shmangur incidente të tjera.


