Përkeqësimi i motit solli përmbytje në disa rrugë të qytetit të Durrësit.
Siç mund ta shikoni dhe në video uji ka zaptuar disa prej rrugëve në Durrës, duke vështirësuar kështu qarkullimin e mjeteve.
Ndërkohë më herët Policia e Shtetit apeloi më herët për kujdes të shtuar për drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve.
Njoftimi i policisë:
Të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore. Deri në këto momente nuk ka asnjë aks rrugor të bllokuar. Ndërkohë, në të gjitha drejtoritë janë ngritur grupet e emergjencës dhe po mbajnë kontakte me përfaqësuesit e pushtetit vendor, me firmat kontraktore dhe emergjencat civile. Në rast nevoje, telefononi në numrin pa pagesë 112 dhe shërbimet e Policisë do t’ju vijnë menjëherë në ndihmë.


