Pas sulmit ndaj Trump, drejtori i Shërbimit Sekret është thirrur që më 22 korrik të dëshmoi para një komiteti të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA.
Drejtori do t’i duhet t’u përgjigjet disa pyetjeve që lidhen me sulmin ndaj ish-presidentit.
Pse çatia e personit të armatosur nuk ishte e siguruar paraprakisht?
Vijon të mbetet e paqartë aksesi që kishte ,në catinë e një ndërtese pranë tubimit, personi që tentoi të kryente atentatin ndaj Trump, Thomas Mattheë Crooks.
NBC Neës citoi dy burime të njohura me operacionet e Shërbimit Sekret.
“Dikush duhet të ishte në çati ose të kishte siguruar ndërtesën në mënyrë që askush të mos mund të ngjitej në çati,” citoi NBC të thoshte një nga burimet.
Përveç pyetjes së aksesit, është sugjeruar që linja e shikimit nga çatia deri në zonën e podiumit të Trump të ishte bllokuar.
A u paralajmërua dikush për personin e armatosur?
Një dëshmitar i të shtënave tha për BBC-në se ai dhe të tjerët e kishin parë Crooks duke u zvarritur në çati me një pushkë.
Ata u shprehën se menjëherë lajmëruan policinë, por i dyshuari vazhdoi të lëvizte para se të hapte zjarr.
Sherifi i qarkut konfirmoi se Crooks u pikas nga një oficer i policisë locale.
Vijon të mbetet e paqartë është nëse ky informacion ka arritur te agjentët rreth Trump.
A ishte Shërbimi Sekret shumë i varur nga policia lokale?
Personi i armatosur qëlloi nga zona që policia e përshkruan si një “unazë dytësore”, e cila patrullohej nga oficerë lokalë dhe shtetërorë.
Një ish-agjent i Shërbimit Sekret tha se kjo lloj marrëveshje funksiononte kur kishte një plan të qartë se çfarë do të bëhej kur rreziku vihej re menjëherë.
Sherifi i qarkut pranoi se kishte “një dështim”, por tha se nuk kishte asnjë palë nuk ishte fajtore e vetme.
A pati mjaftueshëm forca sigurie?
Shërbimi Sekret mohoi sugjerimet se kërkesat nga ekipi Trump për të shtuar stafin ishin refuzuar përpara tubimit.
Por Post raportoi se kishte parë një shkëmbim mesazhesh ku një ish oficer i Shërbimit Sekret pyeti kolegët se si i dyshuari kishte marrë një armë kaq afër Trump.
A u hoq Trump nga skena mjaft shpejt?
Agjentët që mbronin Trumpin kanë marrë lëvdata
Krahas kësaj është shtruar edhe pyetja nëse ata ishin mjaftueshëm të shpejtë për ta dërguar ish-presidentin në një automjet.
Pamjet e incidentit tregojnë se ata formuan me shpejtësi një mburojë rreth tij menjëherë pas të shtënave, por më pas duken ndaluan ndërsa Trump kërkoi të mblidhte këpucët e tij.


