Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zyrtari i Mbrojtjes nxjerr shifrat, SHBA shpenzon 25 miliardë dollarë për luftën me Iranin

    Aksident fatal në Fier-Seman, humb jetën një 65-vjeçar

    Europol publikon pamjet nga operacioni i Call Center-ave, rrjeti i mashtrimit me 50 mln euro dëme, 900 mijë euro të sekuestruara

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Përgatisnin doza dr*ge për shitje/ Arrestohen dy persona në jug

    August 30, 2024
    Përgatisnin doza dr*ge për shitje/ Njëri i shiste te të tjerët, tjetri në biznesin e tij

    Policia e Vlorës ka vënë në pranga 2 të rinj të cilët dyshohen se merreshin me shitje droge.

    Pas hetimeve të kryera ka rënë në pranga një 33-vjeçar, i cili posedonte në banesë, lëndë narkotike kokainë, me qëllim shitjen në doza, në lokalet e natës në Sarandë.

    Sakaq, është prangosur gjithashtu dhe një 43-vjeçar, i cili shiste doza kokaine dhe kanabisi në ambientet e lokalit të tij.

    Si provë materiale për rastin e 33-vjeçarit Policia ka sekuestruar 2 peshore elektronike dhe shumë parash ( lekë dhe euro), të dyshuara se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale .

    Ndërsa për rastin e pronarit që shfrytëzonte lokalin për biznes droge, Policia sekuestroi një mjet prerës thikë dhe shuma parash (lekë dhe euro), të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

     

    Njoftimi i Policisë

    Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”, goditen 2 raste të shitjes së lëndëve narkotike në doza, në Sarandë dhe në Vlorë.

    Sarandë/Finalizohet operacioni policor “Parts 26”, vihet në pranga një 33-vjeçar, i cili posedonte në banesë, lëndë narkotike kokainë, me qëllim shitjen në doza, në lokalet e natës në Sarandë. Sekuestrohen 80 doza kokaine, 2 peshore elektronike dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

    Vlorë/Finalizohet operacioni “Parts 27”, vihet në pranga një 43-vjeçar, i cili shiste doza kokaine dhe kanabisi në ambientet e lokalit të tij. Sekuestrohen dhjetëra doza kokaine dhe kanabisi, një thikë dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli 3”, pasi siguruan informacion për dy raste të shitjes së lëndëve narkotike në qarkun Vlorë, organizuan dhe finalizuan 2 operacione policore për goditjen e tyre.

    Si rezultat i operacionit policor të koduar “Parts 26”, të zhvilluar në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi E. Z., 33 vjeç, banues në Sarandë. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij, në lagjen nr. 3, shërbimet e Policisë gjetën 80 doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, të cilat dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen në lokalet e natës. Së bashku me lëndën narkotike, në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 2 peshore elektronike dhe shumë parash ( lekë dhe euro), të dyshuara se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale;

    Si rezultat i operacionit policor të koduar “Parts 27”, të zhvilluar në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi E. V., 43 vjeç, banues në Vlorë. Gjatë kontrollit në lokalin që ky shtetas administron, në lagjen “Isa Boletini”, shërbimet e Policisë gjetën 18 doza lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe disa doza lënde të dyshuar narkotike kanabis, të cilat dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen. Së bashku me lëndën narkotike, në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan një mjet prerës thikë dhe shuma parash (lekë dhe euro), të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

    Materialet procedurale i kaluan prokurorive, për veprime të mëtejshme.

    arrestohen autoret shitje droge Vlorë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zyrtari i Mbrojtjes nxjerr shifrat, SHBA shpenzon 25 miliardë dollarë për luftën me Iranin

    April 29, 2026

    Aksident fatal në Fier-Seman, humb jetën një 65-vjeçar

    April 29, 2026

    Europol publikon pamjet nga operacioni i Call Center-ave, rrjeti i mashtrimit me 50 mln euro dëme, 900 mijë euro të sekuestruara

    April 29, 2026

    KQZ propozon 7 qershorin për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

    April 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.