TIRANË– Pas dy orësh ka përfunduar mbledhja e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, me drejtuesit e qarqeve të kësaj partie politike.
Gjatë fjalës së tij Berisha tha se opozita duhet të fokusohet tek protestat, për të cilat deklaroi se sipas tij duhet që të nisin së shpejti.
Më tej kryetari demokrat tha se duhet që në vend të krijohet qeveri teknike, me qëllim që të shkohet në zgjedhje të lira e të ndershme.
Gjithashtu Berisha u shpreh se ekipi i drejtuesve politikë të PD ka më tepër cilësi se grupi drejtues politik në qarqe i PS-së./Radar.al
LEXO EDHE: Berisha vlerëson 12 drejtuesit e PD: Asnjë krahasim me ansamblin e kolegëve të SPAK të Edi Ramës


