Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në bashkitë Delvinë, Finiq, Himarë dhe Konispol, ndërsa në Sarandë dhe Vlorë numërimi vijon.
Sipas rezultateve paraprake të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Partia Socialiste ka dalë forcë e parë në të katër bashkitë:
Delvinë (22 qendra votimi):
PS: 2545 vota (58,57%)
PD–Aleanca: 1152 vota (26,51%)
PSD: 273 vota (6,28%)
Finiq (50 qendra votimi):
PS: 2511 vota (60,87%)
PD–Aleanca: 1166 vota (28,27%)
PSD: 219 vota (5,31%)
Himarë (36 qendra votimi):
PS: 3196 vota (51,26%)
PD–Aleanca: 2370 vota (38,01%)
Nisma Shqipëria Bëhet: 358 vota (5,74%)
Konispol (16 qendra votimi):
PS: 2231 vota (56,15%)
PD–Aleanca: 1156 vota (29,10%)
Nisma Shqipëria Bëhet: 380 vota (9,56%)
Partia Socialiste mban një avantazh të qartë në të gjitha bashkitë e përmendura, ndërsa opozita mbetet ndjeshëm pas, pavarësisht rezultateve më të ngushta në Himarë dhe Konispol.


