42-vjeçari, Rigels Kaso, që u gjet mëngjesin e sotëm në rrugën “Sokrat Miho” në kryeqytet, mësohet të ketë marrë lëndime në pjesët trupore dhe në kokë.
Si rrjedhojë e kësaj gjendje shëndetësore të përkeqësuar, 42-vjeçari është nisur për në spitalin e Traumës.
Njoftimi i Policisë
Më datë 15.07.2024, rreth orës 06:35, në rrugën “Sokrat Miho”, është gjetur nga kalimtarët i shtrirë në rrugë, dyshohet me shenja dhune, shtetasi Rigels Kaso, 42 vjeç, banues në Bilisht.
42-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.