Dy Prokurorët e Posaçëm të SPAK, Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai ditën e sotme dorëzuan dosjen “Partizani” në gjykatën antikorrupsion.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se në dosjen me 333 fashikuj e dorëzuar në gjykatë ditën e sotme janë pesë të akuzuar, mes tyre ish kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Bektashi.
Anila Hoxha raporton se të nesërmen pritet të hidhet shorti për të caktuar gjyqtarin paraprak.
Në short paraprak do të përfshihen 10 gjyqtarë nuk do futet në short gjyqtarja Irena Gjoka e cila ka shqyrtuar prej tetorit 2023 masat e sigurisë dhe sipas ligjit nuk duhet të jetë në këtë short.
LEXO EDHE:

