Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Liqeni i Fierzës, atraksioni ende i pashfrytëzuar! Banorët: Duam statusin e zonës turistike

    Takoi rastësisht në festë karabinierin që i kishte pezulluar patentën, shqiptari i dehur e sulmon atë dhe kolegët

    Zbardhet dëshmia/ Rozalinda Plaka rrëfen momentet kur ish-i fejuari që i vrau prindërit hyri në shtëpi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Përfitoi 170 mijë euro nga afera CEZ-DIA/ Agron Çela mohon para SPAK: S’kam lidhje

    October 22, 2024
    Përfitoi 170 mijë euro nga afera CEZ-DIA/ Agron Çela mohon para SPAK: S'kam lidhje

    Deputeti Agron Çela, dikur përfaqësues i LSI dhe një person goxha i afërt me Ilir Metën, aktualisht deputet i Partisë Socialiste mësohet se ka përfituar në mënyrë të paligjshme rreth 170 mijë euro nga kompania DIA, e cila me ndërhyrjen e Metës mblidhte borxhet e CEZ.

    Sipas dosjes së SPAK, Çela përgjatë dëshmisë së tij ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje, madje se nuk ka dëgjuar kurrë për shoqërinë “B.T.T. (Ballkan. Trafo. Tanzit) SHPK”.

    Më tej Çela shton se Shpëtim Shehu ishte një emër I padëgjuar për të. Ndonëse ekzistojnë prova se kompania e tij përfitoi nga shoqëria DIA shumën prej 16.800.000 lekë.

    Por hetimet e SPAK provuan se kjo shumë pati si përfitues fundor shoqërinë “Xhenis” sh.p.k., me ortak shtetasin Agron Çela, i cili në vitin 2013 zgjidhet deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë si përfaqësues i Partisë “Lëvizja Socialiste për Integrim”. Por vetë deputeti pretendon se nuk ka marrë asnjë pagesë nga DIA.

    “Kastriot Ismailajn e ka njohur në rrethana kur vetë Agroni ishte president i Klubit të Futbollit të Vllaznisë dhe Kastrioti ishte shumë tifoz me skuadrën. Sikurse me çdo tifoz tjetër të skuadrës, është takuar edhe me Kastriotin në këto rrethana. Nuk ka patur asnjë lloj shoqërie apo lidhje tjetër me Kastriotin. Me sa i kujtohej, me Kastriotin nuk ka udhëtuar asnjëherë bashkë në ndonjë destinacion përveçse mundësisë që të kenë qëlluar në të njëjtin fluturim pasi në atë kohë vetë ai (Agroni) udhëtonte shpesh, ose mundësisë së ndonjë udhëtimi në rastet e ndeshjeve që mund të ketë patur klubi i futbollit së Vllaznisë. I pyetur mbi njohjen me shtetasin Ilir Metaj, ka deklaruar se që nga viti 2013 ka krijuar miqësi me të dhe në vijim ka kandiduar me partinë LSI, për deputet. Ka marrëdhënie miqësore dhe shoqërore me të nga ajo kohë deri më sot. Ka deklaruar se që nga vitit 2013 është bërë anëtar i LSI, ka qënë drejtues politik i kësaj partie për Qarkun Shkodër. Nuk e ka financuar asnjëherë financiarisht partinë LSI për Qarkun Shkodër. Nuk e ka financuar asnjëherë as partinë LSI,“-ka shpjeguar Agron Çela.

    Ky i fundit nuk është marrë ende nën akuzë nga SPAK dhe aktualisht vijon detyrën si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, kësaj herë nën siglën e Partisë Socialiste.

    PJESË NGA DOSJA:

    Në datën 23.02.2023 është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethana të hetimit shtetasi Agron Çela. I pyetur mbi shoqërinë “B.T.T. (Ballkan. Trafo. Tanzit) SHPK” NIPT: L06815002A, ka deklaruar se nuk e ka dëgjuar si emër, nuk ka dërgjuar për ndonjë shoqëri tregtare me këtë emër.

    I pyetur mbi përfaqësuesin e shoqërisë B.T.T. SHPK NIPT: L06815002A, shtetasin Shpëtim Shehu, ka deklaruar se këtë emër nuk e ka dëgjuar më parë, nuk i kujtohet asnjë person me këtë emër.

    Lidhur me pyetjen nëse ndonjë nga shoqëritë tregtare të tij ka patur objekt veprimtarie importimin dhe shitjen e automjeteve, ka deklaruar se asnjë nga shoqëritë e tij nuk ka patur aktivitet në mportimin dhe shitjen e automjeteve. • Ka deklaruar se nuk ka patur asnjë kontratë të lidhur me shoqërinë DIA, nuk ka marrë asnjë lloj pagesë prej DIA-s dhe nuk nuk ka kryer asnjë lloj shërbimi për shoqërinë DIA. • Ka deklaruar se Kastriot Ismailain e ka njohur në rrethana kur vetë Agroni ishte president i Klubit të Futbollit të Vllaznisë dhe Kastrioti ishte shumë tifoz me skuadrën. Sikurse me çdo tifoz tjetër të skuadrës, është takuar edhe me Kastriotin në këto rrethana. Nuk ka patur asnjë lloj shoqërie apo lidhje tjetër me Kastriotin. Me sa i kujtohej, me Kastriotin nuk ka udhëtuar asnjëherë bashkë në ndonjë destinacion përveçse mundësisë që të kenë qëlluar në të njëjtin fluturim pasi në atë kohë vetë ai (Agroni) udhëtonte shpesh, ose mundësisë së ndonjë udhëtimi në rastet e ndeshjeve që mund të ketë patur klubi i futbollit së Vllaznisë.

    I pyetur mbi njohjen me shtetasin Ilir Metaj, ka deklaruar se që nga viti 2013 ka krijuar miqësi me të dhe në vijim ka kandiduar me partinë LSI, për deputet. Ka marrëdhënie miqësore dhe shoqërore me të nga ajo kohë deri më sot. Ka deklaruar se që nga vitit 2013 është bërë anëtar i LSI, ka qënë drejtues politik i kësaj partie për Qarkun Shkodër. Nuk e ka financuar asnjëherë financiarisht partinë LSI.për Qarkun Shkodër. Nuk e ka financuar asnjëherë financiarisht partinë LSI.

    I pyetur në lidhje me njohjen e shtetasve Arjan Laçi dhe Kastriot Ismailaj, shtetasi Spartak Braho në deklarimin e datës 03.11.2023 ka deklaruar se: “… shtetasin Arian Laçi, nga Durrësi, që merret me transport detar me anlje e njeh si durrsak edhe si pronar anijesh. Nuk ka ndonjë marrëdhënie të veçantë apo shoqërore me të. Gjithashtu di që Arian Laçi është mik i Ilir Metës dhe se e ka dëgjuar të përmendet prej Ilir Metës emri i Arian Laçit, si dhe ka dëgjuar prej Ilirit se e ka patriot nga Skrapari. I pyetur se çfarë tjetër ka mësuar prej shtetasit Ilir Metaj, lidhur me shtetasin Arian Laçi dhe a e ka ndihmuar shtetasi Arian Laçi shtetasin Ilir Metaj në ndonjë fushatë elektorale, Spartak Braho deklaroi se “Ilir Meta nuk para ka folur shumë për Arian Lacin.”. 1 pyetur nëse ka dijeni të ndonjë marrëveshjeje mes shtetasit Kastriot Ismailaj dhe shtetasit Ilir Meta ka deklaruar se nuk ka dijeni se çfarë marrëveshjeje mund të ketë patur Ilir Meta me Kastriot Ismailajn por kishte dijeni që me njëri-tjetrin kishin njohje dhe shoqëri. Sikurse rezulton nga deklarimet përftohen të dhëna, në lidhje me marrëdhëniet që ekzistonin mes shtetasve Kastriot Ismailaj dhe Ilir Metaj. Me datën 07.11.2023, është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethana të hetimit shtetasi Ilir Kulla i cili ka shpjeguar ndërmjet të tjerave se: “Në vitin 2009 ndodhi ndryshimi i pushtetit pas zgjedhjeve të përgjithshme dhe Kastrioti në bisedat që kam patur me të, më pati thënë se kishte një miqësi me shtetasin Genc Ruli, me Dritan Priftin dhe me Ilir Metën. Për Ilir Metën, Kastrioti fliste shpesh. Thoshte se kishte miqësi të vjetër me të, njohje familjare, por une personalisht nuk i kam takuar ndonjëherë bashkë.

    Edhe nga ky deklarim evidentohet e dhëna se shtetasit Ilir Meta dhe Kastriot Ismailaj, kishin shoqëri dhe marrëdhënie familjare mes tyre.Në kuadër të hetimit, është bërë kqyrja dhe marrja e akteve nga fashikulli i procedimit penal Nr. 978 i vitit 2008 i Prokurorisë Pranë Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë, i administruar në kuadër të procedimit penal Nr.6381 të vitit 2014 të kësaj Prokurorie. Ndër të tjera është administruar kopje e procesverbalit të transkriptimit të bisedave telefonike e datës 28 Qershor 2009, ku ndër të tjera rezulton se në datën 22 Qershor 2009 ora 17:27:21, nga numri i telefonit 0682031701 në përdorim në atë kohë nga personi nën hetim Ilir Metaj, është dërguar një sms drejt numrit 068 20 09 693 në atë kohë në përdorim nga Kastriot Ismailaj me përmbajtje “Nesër në darkë duhet të takohemi patjetër. Më duhen 200 mijë patjetër. Mos harro”. Të dhëna në drejtim të përfitimit të parregullt.

    LEXO EDHE:

    DOSJA SPAK/ Aferat korruptive të Metës dhe Kryemadhit, në dosje dhe emri i biznesmenit Bashkim Ulaj

    https://radar.al/vodafone-albania-del-ne-skandalin-e-korrupsionit-me-monika-kryemadhin-dhe-ilir-meten-hetimet-e-spak-zbulojne-lidhje-te-renda/

     

    Agron Çela ilir meta SOAK
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Liqeni i Fierzës, atraksioni ende i pashfrytëzuar! Banorët: Duam statusin e zonës turistike

    July 26, 2026

    Takoi rastësisht në festë karabinierin që i kishte pezulluar patentën, shqiptari i dehur e sulmon atë dhe kolegët

    July 26, 2026

    Zbardhet dëshmia/ Rozalinda Plaka rrëfen momentet kur ish-i fejuari që i vrau prindërit hyri në shtëpi

    July 26, 2026

    Turistët “pushtojnë” Tiranën/ Vizitorë nga Evropa në kryeqytetin shqiptar për pushimet verore

    July 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.