Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    I dënuar me 11 vite burg për trafik droge në Itali, arrestohet 48-vjeçari në kërkim ndërkombëtar (EMRI)

    Nga prishja e seancave te vjedhja e dokumentit sekret, Agron Shehaj 5 dënime gjatë këtij sesioni parlamentar

    Udhëzimi i ri, pushime pa muzikë të lartë në bregdet! Lamallari: Garantojmë qetësi për pushuesit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Pensionistët i rikthehen punës, 120 mijë aktivë në treg më 2024, rritje vjetore 46%

    September 3, 2025
    Pensionistët i rikthehen punës, 120 mijë aktivë në treg më 2024, rritje vjetore 46%

    TIRANË- INSTAT raportoi se në vitin 2024 rreth 120 mijë persona të moshuar mbi 65 vjeç janë përfshirë në tregun e punës. Pjesëmarrja e të moshuarve në forcën e punës është fenomen në rritje vitet e fundit.

    Në vitin 2024, numri i personave mbi 65 vjeç që ishin aktiv arriti mbi  120.142, me rritje vjetore 46,8% krahasuar me 81.835 persona që ishin pjesë e tregut të punës në vitin 2023.

    Grupi i pensionistëve shfaqi dinamizmin më të lartë në tregun e punës gjatë vitit të kaluar. Në kontrast me këtë grup-moshë, për pjesën tjetër të popullsisë pjesëmarrja në tregun e punës ka njohur luhatje më të lehta. Në vitin 2024, numri i përgjithshëm i forcës së punës ka arritur 1.287.099 persona, një rritje modeste krahasuar me një vit më parë.

    Megjithatë, në grup-moshat më të reja vihet re një tendencë në rënie. Për shembull, pjesëmarrja e të rinjve 15-24 vjeç ka zbritur nga 112.267 në 110.459, duke sinjalizuar hendekun që po le emigrimi në grup-moshat e reja.

    Rritja e pjesëmarrjes së individëve mbi 65 vjeç lidhet me faktorë ekonomikë dhe demografikë. Jetëgjatësia më e lartë dhe përmirësimi i shëndetit kanë bërë që shumë individë të ruajnë kapacitetin për të qenë aktivë edhe pas moshës së pensionit.

    Nga ana tjetër niveli i ulët i pensioneve, duket se është faktor themelor. Pensioni mesatar në Shqipëri është rreth 190 euro në qytet shume me i ulët në fshat dhe mbulon vetëm një pjesë të nevojave bazë të jetesës.

    Për këtë arsye shumë të moshuar detyrohen të vazhdojnë të punojnë për të përballuar shpenzimet e përditshme dhe për të ruajtur një standard minimal jetese.

    Emigrimi i lartë i popullsisë së re ka krijuar boshllëqe në tregun e punës, veçanërisht në sektorët ku kërkohet punë fizike ose e kualifikuar më pak. Për pasojë, një pjesë e punësuarve mbi 65 vjeç po rikthehen ose po zgjasin aktivitetin e tyre profesional për të mbuluar nevojat e tregut.

    Ekspertët paralajmërojnë se balanca financiare e skemës së pensioneve do të përkeqësohet, duke kërkuar reforma të thella strukturore, të tilla si diversifikimi i burimeve të financimit dhe stimulimi i skemave private të pensioneve.

    Rritja e aktivitetit ekonomik të të moshuarve mban gjallë konsumin dhe rrit bazën e të ardhurave të tatueshme dhe tregu i punës përfiton sidomos në sektorët kur ka mungesë dhe kërkesa për punëtorë është e vazhdueshme. Por nëse vendet e punës mbahen për më gjatë nga individë mbi 65 vjeç, të rinjtë përballen me vështirësi në gjetjen e një vendi i punës  duke shtuar presionin për emigrim./Monitor

    pensionistet Pensionistët i rikthehen punës
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    I dënuar me 11 vite burg për trafik droge në Itali, arrestohet 48-vjeçari në kërkim ndërkombëtar (EMRI)

    July 28, 2026

    Nga prishja e seancave te vjedhja e dokumentit sekret, Agron Shehaj 5 dënime gjatë këtij sesioni parlamentar

    July 28, 2026

    Udhëzimi i ri, pushime pa muzikë të lartë në bregdet! Lamallari: Garantojmë qetësi për pushuesit

    July 28, 2026

    Rimbursimi DIVA, Malaj jep shifrat: 39,965 individë kanë përfituar deri më tani

    July 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.