Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    President të ri apo zgjedhje të parakohshme? Opozita e Kosovës bojkoton!

    Vetëm “Po” do të thotë “Po”, votim në Parlamentin Evropian

    Arrestimi i Ervin Matës/ 39-vjeçari jetonte mes Brazilit dhe Paraguai, u kap me dokumente të falsifikuara

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Pengmarrje në Himarë, policia shpëton prindërit, arrestohet djali që i kërcënonte me thi*ë

    April 2, 2026

    Policia e Himarës ka ndërhyrë me sukses për të parandaluar një ngjarje të rëndë familjare, ku një 35-vjeçar mbajti peng prindërit e tij nën kërcënimin e një mjeti prerës.

    Ngjarja ka ndodhur kur shtetasi Spiro Dhimaleksi, në gjendje të rënduar psikologjike, izoloi prindërit e tij, 60 dhe 65 vjeç, në një dhomë dhe i kërcënoi me thikë se do t’i vriste. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forcat e policisë mbërritën në vendngjarje dhe nisën negociatat me autorin.

    Pas më shumë se një ore negociatash intensive, një efektiv i policisë, banor i zonës, arriti të komunikojë drejtpërdrejt me 35-vjeçarin, duke ulur tensionin. Gjatë ndërhyrjes, ai tentoi të dëmtojë veten me mjetin prerës, duke pësuar plagë në zonën e barkut.

    Policia ndërhyri menjëherë, e neutralizoi dhe i hoqi mjetin prerës, duke mundësuar shpëtimin e prindërve pa lëndime. Më pas, autori u shoqërua fillimisht në Komisariatin e Himarës dhe më pas në Vlorë, ku mori ndihmë mjekësore dhe u referua për trajtim psikiatrik.

    Prindërit janë marrë në pyetje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia thekson se falë ndërhyrjes profesionale dhe negociatave të kujdesshme, u shmang një tragjedi e mundshme.

    himarë pengmarrje
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    President të ri apo zgjedhje të parakohshme? Opozita e Kosovës bojkoton!

    April 28, 2026

    Vetëm “Po” do të thotë “Po”, votim në Parlamentin Evropian

    April 28, 2026

    Arrestimi i Ervin Matës/ 39-vjeçari jetonte mes Brazilit dhe Paraguai, u kap me dokumente të falsifikuara

    April 28, 2026

    INSTAT: Kr*met në fushën e drogës arritën rekord në 2025-n, ia kalojnë dhe kulmit të kanabisit në 2016-n 

    April 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.