TIRANË– Të hënën e 23 Dhjetorit Partia Demokratike do të dalë në protestë duke bllokuar pikat më kryesore si dhe paralizuar qarkullimin e mjeteve.
Sot janë zbardhur detaje nga skenari i opozitës për protestën e thirrur në Tiranë më 23 Dhjetor. Protesta e Partisë Demokratike është planifikuar të nisë në orën 17:00.
Sipas brurimeve bëhet me dije se rrugët që do të bllokohen janë: Rruga pranë Bashkisë së Tiranës, rreth-rrotullimi tek “Zogu i Zi”, tek sheshi “Wilson”, tek “Pallati me Shigjeta”, si dhe kryqëzimi tek “Rruga e Elbasanit”, pranë xhamisë së “Namazgjasë”./Radar.al


