Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ambasada amerikane uron Trump për 80-vjetorin e lindjes: Një patriot i palodhur që lufton çdo ditë për vendin që do

    Përplasja e fortë me Ramën, reagon për herë të parë Sidorela Gjoni: Nuk do të ndalem…

    Tjetër tërmet i fortë në Greqi, ja sa ishte magnituda në Methoni

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “PD na preu në besë”/ Tërhiqet Shehaj: Do mbështesim Florian Binajn. Kjo fushatë nuk duhet të jetë tradicionale

    October 7, 2025

    Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka deklaruar publikisht mbështetjen për kandidaturën e Florian Binajt në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit për Bashkinë e Tiranës edhe pse më herët ishte shprehur kundër. I ftuar në emisionin “Opinion”, Shehaj theksoi se, pavarësisht zhgënjimit me Partinë Demokratike gjatë procesit të përzgjedhjes së kandidatit, qëllimi kryesor mbetet fitorja ndaj korrupsionit në kryeqytet.

    Shehaj tregoi se fillimisht Partia Mundësia kishte propozuar Ermal Hasimen si kandidat të përbashkët të opozitës, propozim që sipas tij u prit me entuziazëm, por më pas PD ndryshoi qëndrim:

    “Fatkeqësisht i gjithë ky proces u mbyll në mënyrën më të keqe të mundshme. PD na preu në besë sepse na tha ‘hajde ulemi se propozimi është i mirë’ dhe në fund veproi ndryshe.”

    Megjithatë, Shehaj nënvizoi se mbështetja për Binajn do të jetë pa kushte:
    “Ne do mbështesim kandidatin jo politik dhe do ta mbështesim Florian Binajn sikur ta kishim propozuar vetë. Qëllimi është që t’i japim Tiranës një kryebashkiak të pa korruptuar.”

    Shehaj shtoi se Partia Mundësia është e gatshme të angazhohet në fushatë në çdo formë që Binaj e sheh të arsyeshme:

    “Që nesër jemi të gatshëm të ulemi dhe të diskutojmë si e mendon ai fushatën. Unë mendoj se kjo fushatë nuk duhet të jetë tradicionale me kryetarët e partive në krah, por me qytetarët. Jam i bindur që formula që kemi zgjedhur është fituese.”

    Deklarata e Shehajt vjen në një moment vendimtar për opozitën, që kërkon të garojë e bashkuar në zgjedhjet e Tiranës, me një kandidat të pavarur dhe me profil qytetar.

    agron shehaj bashkia Florian Binaj tirana
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ambasada amerikane uron Trump për 80-vjetorin e lindjes: Një patriot i palodhur që lufton çdo ditë për vendin që do

    June 14, 2026

    Përplasja e fortë me Ramën, reagon për herë të parë Sidorela Gjoni: Nuk do të ndalem…

    June 14, 2026

    Tjetër tërmet i fortë në Greqi, ja sa ishte magnituda në Methoni

    June 14, 2026

    Botërori 2026/ Gjermania nuk tregon mëshirë dhe turpëron Kurasaon me 7 gola

    June 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.