Partia Demokratike do të mbledhë nesër në orën 13:00 Kryesinë për të përcaktuar strategjinë në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit në gjashtë bashki. Në rend dite janë dy çështje: raporti i grupit të punës për negociatat me aleatët dhe vendimmarrja për organizimin elektoral në territor. Në garë për kandidatë opozitarë përmenden Edlira Çepani, Ermal Hasimja dhe Florian Haçkaj.
Paralelisht, kryeministri Edi Rama mbledh sot strukturat e PS në Tiranë, duke dhënë sinjalin e nisjes së fushatës. Presidenti Begaj dekretoi 9 nëntorin si datë zgjedhjesh për Tiranën, Vlorën, Beratin, Matin, Cërrikun dhe Tepelenën. Vakancat erdhën pas dorëheqjeve për mandate deputetësh, emërimeve në qeveri, kritikave politike në Vlorë dhe shkarkimit të Erion Veliajt në Tiranë.


