Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës dhe benzinës, ja sa do te shiten ne tregun shqiptar

    VIDEO/ Zjarr i marr në Tiranë, merr flakë pallati tek “Jordan Misja”

    Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme, Kurti sulmon pakicën në seancën e fundit të Kuvendit: Vendit i duhet opozitë e re

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Politike

    Rama e lëvdoi në Kongres/ PD kërkesë Kuvendit për t’i hequr mandatin Vullnet Sinës: Ka përfituar miliona lekë nga buxheti i shtetit

    August 6, 2024
    Rama e lëvdoi në Kongres/ PD kërkesë Kuvendit për t'i hequr mandatin Vullnet Sinës: Ka përfituar miliona lekë nga buxheti i shtetit
    Vullnet Sina

    TIRANË– Grupi parlamentar i PD-së, mësohet se do t’i kërkojë Kuvendit të Shqipërisë të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese mandatin e deputetit të Partisë Socialiste, Vullnet Sina.

    PD thotë se deputeti socialist ka përfituar miliona lek nga buxheti i shtetit përmes kompanisë së tij private.

    “Nga verifikimi i të dhënave të thesarit të shtetit, rezulton se deputeti Sina në kundërshtim flagrant me nenin 70, pika 3 e Kushtetutës, ka përfituar të ardhura nga Buxheti i Shtetit, në vlerë disa milion lekë, përmes 9 kompanive të tij private, gjatë periudhës ku ushtron edhe mandatin e deputetit.”- thuhet në njoftim.

    Ndërkohë Partia Demokratike ka njoftuar se mocioni, së bashku me të gjitha provat që kompanitë e tij kanë përfituar pagesa miliona lekshe nga Buxheti i Shtetit, do të dorëzohet gjatë kësaj jave zyrtarisht në Kuvend.

    Njoftimi i plotë i PD:

    Nga verifikimi i të dhënave të thesarit të shtetit, rezulton se deputeti Sina në kundërshtim flagrant me nenin 70, pika 3 e Kushtetutës, ka përfituar të ardhura nga Buxheti i Shtetit, në vlerë disa milion lekë, përmes 9 kompanive të tij private, gjatë periudhës ku ushtron edhe mandatin e deputetit.

    Deputeti Vullnet Sina i shpallur si “deputet kampion” nga Edi Rama në Kongresin e fundit të Partisë Socialiste, rezulton se qënka kampion në përfitimin e parave publike në kundërshtim flagrant me Kushtetutën.

    Mocioni, së bashku me të gjitha provat që kompanitë e tij kanë përfituar pagesa miliona lekshe, në mënyrë të vijueshme nga Buxheti i Shtetit, është duke u përgatitur dhe do të dorëzohet gjatë kësaj jave zyrtarisht në Kuvend.

    Vlen të theksohet se vet Kryeministri Edi Rama në 28 Korrik, nga Kongresi i Partisë Socialiste tha se ndryshe nga shumica e deputetëve që nuk e kanë bërë detyrën e tyre siç duhet, Vullnet Sina i ka në rregull punët e veta. Sipas Ramës Sina ka bërë për qytetarët e vendit që drejton sa një qeveri e tërë.

    PD Vullnet Sina
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës dhe benzinës, ja sa do te shiten ne tregun shqiptar

    April 29, 2026

    VIDEO/ Zjarr i marr në Tiranë, merr flakë pallati tek “Jordan Misja”

    April 29, 2026

    Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme, Kurti sulmon pakicën në seancën e fundit të Kuvendit: Vendit i duhet opozitë e re

    April 29, 2026

    Kryetari i LDK-së: Po shkojmë në zgjedhje sepse pushteti kërkoi nënshtrim

    April 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.