TIRANË– Skandalet dhe përplasjet e para tre viteve në Selinë Blu mes demokratëve askush s’mund t’i harrojë. As dyert e blinduara brenda selisë blu dhe sulmet ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha asokohe dhe nga deputetët demokratë të cilët sot janë reshtuar krah tij.
Përmes një postimi në Instagram, avokati Genc Gjokutaj ka sjellë në vëmendje gjithë ngjarjen e duke publikuar një foto ku shihen dyert e selisë së PD-së të blinduara.
Gjokutaj shkruan se Partia Demokratike nuk u rithemelua nga autorët e kësaj ngjarje dhe as Sali Berisha nuk u lirua prej tyre, duke “sulmuar” kështu Gazment Bardhin, Agron Gjekmarkajn me “shokë” të cilët asokohe ishin pozicionuar në mbështetje të ish-kreut të PD-së, Lulzim Bashës.
“Kjo eshte vendngjarja! Qe edhe nese dikush mund ta kete harruar dje ne primare do ti shfaqet dhunshem ne 11 Maj! PD nuk u rithemelua nga autoret e kesaj vendngjarje! Berisha nuk u lirua prej tyre por u arrestua me ndihmen e tyre! Harresa eshte gjumi i vdekjes! Kujtesa eshte ringjallja! Fitore PD dhe demokrateve te vertete”, shkruan Gjokutaj./Radar.al


