Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    NYT: Rrëzohet edhe një tjetër avion luftarak amerikan pranë Ngushticës së Hormuzit

    Finlanda përgatitet për “një luftë të mundshme” me Rusinë, rekrutët trajnohen si snajperistë

    Kërcënoi me vdekje pronarët e një lokali, arrestohet shqiptari në Itali pasi theu urdhrin e gjykatës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Pasuritë e paluajtshme kryesojnë investimet e huaja për të tretin vit radhazi

    December 27, 2024
    Pasuritë e paluajtshme kryesojnë investimet e huaja për të tretin vit radhazi

    TIRANË- Sektori i pasurive të paluajtshme po dominon investimet e huaja për të tretin vit radhazi në 2024. Investimet e huaja në prona pësuan rënie vjetore në tremujorin e tretë të vitit, por megjithatë vazhdojnë të jenë sektori kryesues për investimet e huaja në ekonominë shqiptare. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për tremujorin e tretë 2024 investimet e të huajve në pasuri të paluajtshme në Shqipëri kishin vlerën e 88 milionë eurove, 7.4% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    Pavarësisht rënies, ky sektor kryesoi flukset e investimeve të huaja direkte si për 3-mujorin e tretë, ashtu edhe për të gjithë 9-mujorin 2024. Investimet e huaja në pasuri të paluajtshme për 9-mujorin 2024 arritën vlerën e 269 milionë eurove. Vlera e investimeve të huaja në prona është rritur me 21% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Investimet në këtë sektor përbëjnë më shumë 23% të investimeve të huaja për këtë vit.

    Blerjet e shtetasve të huaj në vitet e fundit kanë qenë një faktor me peshë në tregun e pronave në Shqipëri dhe kanë luajtur një rol të konsiderueshëm në rritjen e çmimit të pronave, veçanërisht në zonat bregdetare të vendit. Pas pasurive të paluajtshme, sektori me vlerën më të lartë të investimeve të huaja është ai financiar. Vlera e investimeve të huaja në degën e aktiviteve financiare dhe të sigurimit për 9-mujorin 2024 arriti në 206 milionë euro, në rritje me 24% krahasuar me të njëjtën periudhë të nëj viti më parë. Rritja e vlerës së investimeve të huaja në këtë sektor duket se është e lidhur kryesisht me rritjen e kapitalit dhe investimeve nga subjektet ekzistuese në treg.

    Kuadri i ri i rregullator, që ka nisur të zbatohet prej vitit 2019, ka detyruar bankat të rrisin gradualisht kapitalin aksioner, kryesisht duke kapitalizuar fitimet e akumuluara të aktivitetit përveçse duke rritur edhe përdorimin e instrumenteve të borxhit që njihen si kapital rregullator. Ndërkohë, rritja e normave të interesit pas vitit 2022 ka ndikuar pozitivisht fitimet e sektorit bankar në vend, dukendikuar pozitivisht edhe ecurinë e fitimeve të riinvestuara.

    Sektori i tretë për nga vlera e investimeve të huaja është ai i industrisë nxjerrëse. Për 9-mujorin 2024, investimet në sektorin e industrisë nxjerrëse arritën në 161 milionë euro. Megjithatë, investimet në industrinë nxjerrëse kanë pësuar rënie me 28% krahasuar me një vit më parë. Flukset në këtë sektor konsistojnë kryesisht në fitime të riinvestuara të kompanive ekzistuese në aktivitetin e nxjerrjes së naftës bruto.

    Një sektor ku këtë vit po shënohet rritje e ndjeshme e investimeve të huaja direkte është industria përpunuese. Për 9-mujorin, investimet e huaja në këtë sektor arritën në 138 milionë euro, në rritje me 62% krahasuar me një vit më parë. Sektori energjetik renditet i pesti për nga vlera e investimeve të huaja direkte, me 130 milionë euro për 9-mujorin 2024. Megjithatë, edhe në këtë sektor vlera e investimeve të huaja paraqitet në rënie, me 9% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    Energjetika udhëhoqi rritjen e investimeve të huaja direkte në Shqipëri për vite me radhë, kryesisht falë investimit madhor në gazsjellësin TAP, por edhe projekteve të tjera, sidomos në energjinë hidrike. Në vitet e fundit, ka një rritje të interesit kryesisht në ndërtimin e parqeve fotovoltaike, që prodhojnë energji diellore.

    Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, investimet e huaja direkte në 9-mujorin e parë të vitit arritën një shifër rekord prej 1.16 miliardë eurosh, niveli më i lartë historik i regjistruar ndonjëherë për këtë periudhë të vitit. Vlera e investimeve të huaja direkte deri tani këtë vit paraqitet në rritje me 5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Megjithatë, duhet thënë se rritja e investimeve të huaja po mbështetet në një shkallë të konsiderueshme nga forcimi i lekut në kursin e këmbimit. Veçanërisht fitimet e riinvestuara të ndërmarrjeve të huaja, janë rritur nga efekti statistyikor i mbiçmimit të lekut kundrejt euros./MONITOR

    Investimet pasuritë e paluajtshme
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    NYT: Rrëzohet edhe një tjetër avion luftarak amerikan pranë Ngushticës së Hormuzit

    April 3, 2026

    Finlanda përgatitet për “një luftë të mundshme” me Rusinë, rekrutët trajnohen si snajperistë

    April 3, 2026

    Kërcënoi me vdekje pronarët e një lokali, arrestohet shqiptari në Itali pasi theu urdhrin e gjykatës

    April 3, 2026

    Trump reagon pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran: Jemi në luftë, kjo s’ndikon në negociata

    April 3, 2026
    Mos e humb
    Fokus March 12, 2026

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Genci Kojdheli Dhe nëse 10 vitet e fundit na kanë mësuar diçka, është fakti se…

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Alegri beson te rikthimi i Gimenez, sytë nga sulmuesi për fundin e sezonit

    Parashikimi i horoskopit 31 mars, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Pesë shenja të horoskopit që do të gjejnë dashurinë në Prill

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.