Pas turbulencave në zyrën e Kadastrës së Vlorës, duket se i njëjti fat ka ndjekur dhe Sarandën, ku drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Ilir Çibuku, është shkarkuar pas vetëm pesë muajsh në detyrë.
Vendimi u firmos nga Drejtoresha e Përgjithshme e ASHK-së, Lorena Goxhobelli, me arsyetimin se drejtori nuk ka përmirësuar performancën e zyrës dhe shërbimet ndaj qytetarëve.
Burimet bëjnë me dije se Saranda u rendit ndër zyrat më problematike gjatë vlerësimit të përgjithshëm të zyrave vendore të Kadastrës, për shkak të vonesave dhe numrit të lartë të ankesave nga qytetarët.


