Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shkatërrohet rrjeti i pro*titucionit në Shkodër, arrestohen 3 kolumbiane

    Përplasen tre makina në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, njëra prej tyre godet barrierën anësore

    Zjarri në pallatin te Farmacia 10, Rama:Bonus qiraje dhe mbështetje nga bashkia për të prekurit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Pas sulmit në Magdeburg: Sulme ndaj migrantëve

    December 24, 2024
    Pas sulmit në Magdeburg: Sulme ndaj migrantëve

    Pas sulmit vdekjeprurës në Magdeburg, mobilizohet skena ekstremiste e djathtë në Gjermani. Shtohen sulmet ndaj migrantëve.

    Ende nuk dihet qartë motivi i sulmuesit në Magdeburg për sulmin vdekjeprurës në tregun e Krishtlindjeve. Dihet vetëm që ai është shtetas saudit dhe ndodhet në paraburgim. Por që pas sulmit, skena e ekstremit të djathtë në Gjermani ka nisur të përhapë gjuhë urrejtjeje ndaj migrantëve.

    Kurrë më parë nuk kam përjetuar një atmosferë kaq armiqësore dhe kërcënuese, thotë një student i teknikës së automjeteve në Magdeburg. Këtë e raportoi qendra për parandalimin e dhunës Salam në Saksoni-Anhalt. Organizata ka vënë re një rritje të ndjeshme të incidenteve kundër njerëzve të perceptuar si të huaj nga ekstremistët e djathtë. Migrantë të supozuar quhen në rrugë terroristë, kriminelë dhe llum, disa prej tyre shtyhen dhe pështyhen, thuhet në raportin e Salam. Kërcënimi ka arritur deri aty sa komunitetet migrantë po paralajmërojnë njëri-tjetrin përmes grupeve në WhatsApp dhe Facebook, duke këshilluar njerëzit të shmangin daljen në publik.

    Paradoksi i situatës: Sulmuesi ishte islamofob dhe simpatizonte me AfD

    Fakti që autori mund të ketë pikëpamje islamofobe dhe të ekstremit të djathtë është një paradoks i situatës, thotë studiuesi i radikalizmit Hans Goldenbaum nga Salam për radion Mitteldeutscher Rundfunk. Kjo tregon fuqinë e diskursit ekstrem të djathtë dhe sa i papërshkueshëm është nga realiteti. Që pas sulmit të së premtes së kaluar, partitë, organizatat dhe individët neonazistë në Gjermani po mobilizohen mbarëkombëtarisht. Ata kërkojnë dëbimin masiv të njerëzve nga Gjermania.

    Në një demonstratë të ekstremit të djathtë në Magdeburg të dielën, 22 dhjetor 2024, u mblodhën qindra neonazistë. Gjatë protestës pati edhe sulme ndaj gazetarëve. Njëri nga folësit në aktivitet ishte Thorsten Heise, një funksionar neonazist me precedentë penalë. Ai kishte tentuar më parë të përplaste një refugjat me makinën e tij. Video nga aktiviteti tregojnë Heisen duke i nxitur pjesëmarrësit të infiltrojnë organizata, zjarrfikëse dhe autoritete. Gazetarët raportojnë se pjesëmarrësit thërrisnin Gjermani, zgjohu, një parullë e nazistëve të Hitlerit. Përdorimi i saj është i ndaluar me ligj në Gjermani.

    Thirrje për ndalimin e instrumentalizimit politik

    Eksperti i ekstremizmit të djathtë në Magdeburg, David Begrich, nga shoqata Miteinander e.V. paralajmëron për një instrumentalizim të mëtejshëm politik të sulmit. Partia Alternative për Gjermaninë (AfD), pjesërisht e ekstremit të djathtë, ka paralajmëruar protesta masive në Magdeburg.

    Në një intervistë për DW, Begrich kritikon ashpër këto aktivitete. Pas një sulmi me pesë të vdekur dhe rreth 200 të plagosur, viktimat dhe të prekurit duhet të jenë në qendër të vëmendjes. Në Magdeburg mbizotëron një tronditje e thellë. Ky sulm i ka shkaktuar qytetit një plagë të rëndë, thotë ai.

    Deri sa ende ka njerëz që po luftojnë për jetën në spital nga pasojat e sulmit, çdo instrumentalizim është i papranueshëm, shton Begrich. Fati i viktimave duhet të jetë tani në fokus. Pasojat mund të analizohen më vonë. Shoqëria e qytetit nuk dëshiron instrumentalizim.

    Pavarësisht lajmeve të rreme, thashethemeve dhe përpjekjeve për instrumentalizim të kësaj ngjarjeje të rëndë në rrjetet sociale, David Begrich e përshkruan qytetin Magdeburg si të sinqerisht të prekur: Qyteti është më i bashkuar./DW

    Magdeburg Sulme ndaj migrantëve
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shkatërrohet rrjeti i pro*titucionit në Shkodër, arrestohen 3 kolumbiane

    April 19, 2026

    Përplasen tre makina në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, njëra prej tyre godet barrierën anësore

    April 19, 2026

    Zjarri në pallatin te Farmacia 10, Rama:Bonus qiraje dhe mbështetje nga bashkia për të prekurit

    April 19, 2026

    Koreja e Veriut lëshon sërish raketa balistike, Seuli: Të ndalen aktet provokative

    April 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.