Ish-reperi Feronit Shabani, i njohur me emrine artit si “Fero”, ka qenë në qendër të vëmendjes për përplasjet e tij virtuale me ish-bashkëshorten, modelen Arbenita Ismajli.
Kujtojme se Fero pretendonte se Arbenita nuk i lejon të takojë vajzën e tyre, Ninën, duke shkaktuar një debat të madh në publik.
Pavarësisht keqkuptimeve me ish-partneren, Fero ka befasuar duke na zbuluar se është në një marrëdhënie të re dhe ndihet marrëzisht i dashuruar.
Teksa ndau emocionet e forta ndaj asaj vajze, Fero zgjodhi të mos zbulonte më shumë detaje rreth saj.
I ftuar në emisionin “The Ëay Elite”, Fero ndau ndjenjat e tij, duke u shprehur se nuk e priste të dashurohej kaq shpejt pas ngjarjeve të fundit.
“Jam i dashuruar, me të thënë të drejtën nuk ma kishte marrë mendja se do dashurohesha kaq shpejt, por jam dashuruar si kurrë më parë,” tha ai.
Reperi shkoi më tej duke sfiduar gjithë burrat shqiptarë për romantizmin e tij. “I sfidoj të gjithë meshkujt shqiptar se askush nuk është më romantikë se unë,” u shpreh ai, duke shtuar me humor: “Tani do ju bëj ‘disse’ për romantizëm.”


