Ish-reperi i njohur, Fero Fera, ka folur për të vërtetën e tij në lidhje me ish bashkëshorten dhe ka treguar në emisionin “Glamour Zone”, se çfarë ndodhi para se ai të hynte në burg.
Sipas tij, ai ka thyer telefonin e ish-partneres pasi zbuloi se Arbernita po e inçizonte dhe theksoi se nuk e ka dhunuar atë.
Sëfundmi ai postoi në Instagram edhe një foto të ish-partneres së tij, ku shfaqej e ulur me vajzën që kanë bashkë dhe në tavolinë ishte edhe një arab.
I pyetur nga moderatorja Ester Bylyku, se cili ishte shkaku i postimit të fotove, Fero u shpreh se e ka treguar këtë shqetësim tek Arbenita, por sipas tij ajo është narcisiste dhe I intereson më tepër vetja sesi duket në sytë e publikut sesa vajza e tyre.
Pjesë nga intervista:
Fero Fera: Atë ditë ajo më bënte disa pyetje të sherrit edhe donte me më nxit mua të thoja disa llafe. Mua më shkoi në mendje thash ‘kjo nëse mi bën këto pyetje do të më inçizoj mua’. Pash telefonin e saj dhe ishte duke më inçizuar mua. Ja kam thyer telefonin.
Fero Fera: Po. Ja thyeva telefonin. Rash fjeta.
Ester Bylyku: Po nuk të sqaroi? Besoj se ti I the pse më inçizon, si tu përgjigj?
Fero Fera: Ne na ishin prishur raportet deri në atë pikw. Nejse. Hyra një muaj në burg padrejtësisht. Të kisha qenë në burg se I kisha thyer telefonin do ishte e arsyeshme për mua. Ama dhunë…
Ester Bylyku: Ti nuk e ke prekur me dorë atë natë?
Fero Fera: Jo, nuk ka pasur as lëndime trupore, asgjë nuk ka pasur.
Ester Bylyku: Në reagimin që është bërë nga nëna e vajzës je konsideruar si psikopat dhe si person që je ‘ex toksik’. Dhe fotot sipas edhe komenteve që janë bërë janë postuar vetëm për inat, shkaqe xhelozie etj. Përgjigjja jote dhe komenti jot në lidhje me këtë gjë. Arsyeja e postimit të fotove.
Fero Fera: Ajo aq është e ndërgjegjshme që unë të shikoj vajzën saqë ajo nuk e ka dhënë as një replikë të vetme se pse nuk ma jep vajzën. Ajo është më e fokusuar me mbrojt autoritetin e vet, që ka qejf ta ketë por nuk është ashtu. Tani njerëzit po I njohin njerëzit. Bota është e vogël. Ka eskorta të hapura, ka dhe eskorta të fshehura. Unë kam pas edhe shoqe modele shumë dhe e di që modelet kohët e fundit nuk fitojnë shumë. Modelet zakonisht që shkojnë në Dubai është shansi 110% që shkojnë për… Më kupton? Ajo nuk bën replikë. Unë para se të shfaq shqetësimin tim në publik, e kam shfaqur shqetësimin tim tek ajo, për vajzën.
Ester Bylyku: Kjo që ke arritur ti është hapi I fundit…
Fero Fera: Unë mendoj që ajo është narciciste, është toksike dhe mendoj se nuk është mire nga mendja.
Ester Bylyku: Pse?
Fero Fero: Sepse, ti më shumë je e fiksuar sesi dukesh, sesa si ndihet vajza jote. Vajza jote ka qejf të shikoj babain e vetë dhe babai ka qejf të shikoj vajzën tënde. Dhe ti më shumë je e fokusuar sesi shihesh nga publiku. Unë nuk e kam këtë kompleks. Në qoftë se kam bërë diçka keq, kam dal dhe kam kërkuar falje


