Pasi në rrjet bën bujë pamjet e sherrit mes Rozana Radit dhe Rezarta Shkurtës të ndodhur para ca vitesh në një spektakël televiziv, kjo e fundit ka reaguar në lidhje me këtë situatë.
Nëpërmjet një postimi të bërë në Instagramin e saj, Rezarta ka hedhur dritë mbi atë që sipas saj, ka ndodhur realisht mes saj dhe Rozanës.
Ajo tregon se “konflikti” që përflitet ka ndodhur në vitin 2008, në një program televiziv, dhe ishte thjesht një debat banal mbi… pastat!
Ndërsa gjithashtu Rezarta mohon kategorikisht që përplasja e dytë me Rozanën në vitin 2012 të ketë pasur ndonjë lidhje me çështje dashurie apo partnerësh.



