Ditën e arrestimit, Marklen Haka, në momentin që ishte në oborrin e drejtorisë së Policisë Tiranë, rastisi me drejtorin e Tiranës Tonin Vocajn.
Pamjet filmike të këtij momenti të regjistruara nga mediat, tregonin se Marklen Haka diçka i tha Tonin Vocajt.
Në media u raportua se Haka e kishte sharë dhe ofenduar me fjalor vulgar Vocajn.
Por raportimet e reja nga dëshmitarë okularë të këtij momenti tregojnë se Marklen Haka nuk e ka fyer Tonin Vocajn. Por e ka shantazhuar atë në mënyrë mafioze, shkruan Hashtag.
“Mos u mërzit, se pas meje ti e ke rradhën”, kjo është faza ekzakte që Markelen Haka i tha Vocajt gjatë përballjes.
Ndërsa mbetet e paqartë se çfarë ka pasur në mendje Marklen Hakaj me këtë frazë drejtuar Vocajt.


