Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Përgjimet/ Vis Martinaj-Marklen Hakës: Më trego kush vrau Malkon, të them kush të qëlloi hallën

    September 6, 2024

    Marklen Haka, i arrestuar së fundmi në kuadër të operacionit “Revanshi”, ka qenë në qendër të një bisede të përgjuar mes tij dhe Ervis Martinajt, e cila u publikua nga mediat.

    Në përgjimet e zbardhura nga dosja e SPAK, Martinaj i ofron Hakës një pakt: nëse ai i zbulon se kush qëndron pas vrasjes së Santiago Malkos, Martinaj do t’i tregonte emrat e personave përgjegjës për atentatin ku mbeti e vrarë halla e Hakës në vitin 2019.

    Në bisedën e tyre, Haka mohon çdo përfshirje në vrasjen e Aleksandër Ndokës, ndërsa Martinaj e fton të bashkëpunojnë, duke e siguruar se nuk do të ketë pasoja për këtë çështje. Martinaj gjithashtu ofron garanci që mund ta ulë përballë me Arben Ndokën për të zgjidhur konfliktin.

    Martinaj i zbulon Hakës se personat që qëlluan mbi të dhe vranë hallën e tij janë Jozi Ndoj dhe Gjin Ndoj, duke i premtuar që do t’i dorëzojë të dy për hakmarrje nëse Haka bashkëpunon për vrasjen e Malkos.

    “Me date 14.09.2020 shtetasi Ervis Martinaj komunikon me shtetasin Marklen Haka dhe nder te tjera Markleni i betohet qe nuk ka lidhje me ngjarjen qe i ka ndodhur Ben Ndokes (vrasja e shtetasit Aleksander Ndoka). Ervis Martinaj i shprehet qe ti per mua je i mirepritur tek shtepia ime dhe hajde kur të duash e ke deren hapur, ndersa ne lidhje me Arben Ndoken as nuk e ndihmoj per të të here dem ty dhe as nuk të ndihmoj ty per ti here dem atij. Ervis Martinaj i shprehet qe nese deshiron me te ul me Arhen Ndoken ne shtepine time, te ul me te dhe jam garant.

    Shtetasi Marklen Haka i tregon qe ka marr vesh se Durim dhe Valteri Bami kane ardhur te te takojne dhe Ervisi i tregon qe erdhen sot Durimi dhe Valteri bashke me Behar Bajrin. Markleni i shprehet qe nuk duhet tju kesh bese dhe Ervisi i shprehet qe tani qe me kane takuar do tju ruhem me shume dhe ata e dine qe nuk ju kam bese. Ervis Martinaj i kerkon Marklenit qe mos t’i tregoje askujt qe jemi bashke ne kontakt dhe Markleni i shprehet qe edhe vete nuk e besoj qe jam duke kontaktuar me ty. Ne vazhdimesi Ervis Martinaj i dergon nje fotografi te tijen me qellim qe ta binde qe eshte ai. Vazhdon biseda ne lidhje me faktin qe Arben Ndoka i ka rene ne qafe se tek vellai i tij nuk eshte perfshire Markleni dhe se lë te kuptoje qe vrasjen mund ta kete kryer Durim Bami.

    Marklen Haka i tregon qe para disa ditesh ka ardhur nje person me emrin Evi (i dyshuar Elvis Gaccaj) tek Iokali i Durit dhe dyshon se ka ardhur me ato Dukajt (i dyshuar Leonard Duka) sepse kane fikur kamerat. Ne vazhdimesi Ervis Martinaj i kerkon qe te bashkepunojne, ti tregoje personat qe kane marre pjese tek vrasje e Santiago Malkos dhe ne kembim Ervisi do i tregoje personat qe kane qelluar hallen e Marklenit (ngjarje e ndodhur me date 21.09.2019).

    Ervisi i tregon qe personat qe te kane qelluar ty dhe kane vrare hallen jane shtetasit Jozi Ndoj dhe Gjin Ndoj dhe se kete fakt ja ka pranuar me gojen e tij shtetasi Gjin Ndoj. Ervis Martinaj i kerkon qe te bashkepunojne dhe ne kembim do ti jape Jozi Ndojin ne tave qe te hakmerret per hallen”, thuhet në dosje.

    Marklen Haka Vis Martinaj
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    June 3, 2026

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    June 3, 2026

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    June 3, 2026

    Irani pretendon se ka goditur destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, paralajmëron “hakmarrje të fortë”

    June 3, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.