Presidenti francez, Emmanuel Macron, po shqyrton mundësinë e ndalimit të videolojërave për adoleshentët, pas vendimit për të ndaluar përdorimin e mediave sociale për të rinjtë nën 15 vjeç në Francë.
Në një intervistë, Macron theksoi nevojën për masa të reja që rregullojnë videolojërat, inteligjencën artificiale dhe algoritmet, si dhe për të luftuar manipulimin e informacionit. Ai shpjegoi se qëllimi është të mbrohen adoleshentët nga ekrane që mund të shkaktojnë trauma, duke përmendur se disa videolojëra përmbajnë dhunë të dukshme.
Presidenti nuk e përjashtoi mundësinë e ndalimit të disa lojërave, ndërsa njëkohësisht mbështeti shkurtimin e orëve të mësimdhënies në shkolla dhe zgjatjen e pushimeve, që nxënësit të kenë më shumë kohë për aktivitete sportive dhe kulturore.


