TIRANË– Kryeministri i vendit, Edi Rama po zhvillon një takim paraditen e kësaj të mërkure me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj.
Takimi vjen, një ditë pas takimeve me ministrat e Brendshëm dhe Drejtësisë, Besfort Lamallari dhe Toni Gogu.
Ky takim po zhvillohet në rezidencën qeveritare Vila 30, ndërsa Ibrahimaj është e shoqëruar nga drejtues të institucioneve në varësi.
Mësohet se takimi po mbahet për të diskutuar mbi ecurinë dhe axhendën e punës./Radar.al


