Ditën e sotme Gjykata Themelore në Pejë ka dënuar me burgim të përjetshëm shtetasin Edmond Lajqi, i cili akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij, Gj.U.
Gjyqtari i çështjes, Musë Povataj njoftoi se Lajqi akuzohet se kreu veprën “vrasje e rëndë”, si dhe për armëmbajtje pa leje. Por bëhet me dije se i akuzuari nuk është dënuar derisa të konfiskohet arma me të cilën është kryer krimi.
Vendimi i dhënë është mirëpritur dhe nga familja e të ndjerës.
Vëllai i viktimës mes lotësh u shpreh se ky dënim ua lehtësoi “sadopak dimbjen”.
Ju kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur më datë 16 prill të këtij viti, kur Lajqi vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij në banesën e tyre në Pejë. Pas aktit të kryer, ai u vetëdorëzua në Polici të Kosovës.
Burimet bëjnë me dije se përgjatë seancës së 24 dhjetorit, Lajqi e pohoi krimin e bërë.
Aktakuza ndaj tij u ngrit në nëntor të këtij viti dhe në të thuhej se vrasja u bë mëngjesin e 16 prillit.
Sipas aktakuzës, Lajqi kishte pasur probleme të vazhdueshme me bashkëshorten e tij, tashmë të ndjerën, Gj.U, dhe më tej nënvizohet fakti se shpesh ai kishte ushtruar dhe dhunë psikike ndaj saj.
Organizatat për të drejtat e njeriut dhe institucionet ngrtiën shqetësimet për dhunën ndaj grave dhe në shtet organizohen edhe fushata për luftimin e dhunës ndaj grave.


