Një aksident ka ndodhur të martën në autostradën Tiranë-Durrës. Nga raportimet e para mësohet se automjete janë përplasur, në Qafën e Kasharit.
Aksidenti ka krijuar një trafik të rënduar, me makinat që e kanë patur të pamundur të lëviznin për minuta të tëra.
Ende nuk dihet nëse ka të plagosur nga ky aksident. Policia ndodhet në vendngjarje.


