Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Diell e vranësira kalimtare në disa zona, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

    Sherri me sende të forta në Durrës, policia jep detaje: Plagoset një 36-vjeçar. Në konflikt dyshohet i përfshirë edhe një efektiv policie jashtë shërbimit

    Kush është Denis Tafili? I kërkuar nga SPAK në dosjen “Troplini”, dyshohet i përfshirë në konfliktin me armë në Durrës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Paralajmërimi/ Koçiu: Gjobë, kallëzim penal dhe prishje të menjëhershme për çdo tejkalim të lejes së ndërtimit

    November 7, 2025

    Operacioni kombëtar për rivendosjen e ligjshmërisë në territor po shtrihet me intensitet në zonat rreth Tiranës, ku autoritetet synojnë goditjen e ndërtimeve pa leje, tejkalimeve të lejeve ekzistuese dhe strukturave të ngritura për qëllime fitimi në shkelje të rregullave. Ndërtues, mbikëqyrës dhe inspektorë që kanë shkelur kushtet e lejeve të ndërtimit do të përballen me masa të ashpra administrative dhe penale.

    Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, gjatë inspektimeve të zhvilluara sot në Farkë, paralajmëroi se çdo devijim nga leja e ndërtimit do të ndëshkohet me gjobë, kallëzim penal dhe prishje të menjëhershme të objektit.

    Sipas saj, kontrollet e deritanishme kanë treguar se abuzimet me territorin nuk lidhen vetëm me individë që ndërtojnë pa leje, por shpesh burojnë nga mungesa e përmbushjes së detyrës nga punonjës publikë.

    “Askush nuk do të mbrohet nga pozicioni që mban kur bëhet fjalë për zbatimin e ligjit. Masat po shtrihen në çdo nivel përgjegjësie”, tha Koçiu.
    Ajo theksoi se ndërtuesit duhet të jenë të parët që tregojnë kujdes të shtuar:
    “Shfrytëzimi i çdo metri katror më shumë se sa lejohet do të penalizohet rëndë – me gjobë, procedim penal dhe prishje të menjëhershme.”

    Ministrja apeloi edhe tek qytetarët që blejnë pasuri të paluajtshme, duke u kërkuar të verifikojnë me kujdes dokumentacionin dhe statusin ligjor të çdo objekti, për të shmangur mashtrimet dhe abuzimet.
    Sipas saj, masat po zbatohen mbi bazën e paketës së re ligjore të miratuar në fillim të tetorit, e cila ka forcuar mekanizmat e kontrollit të territorit dhe sanksionet për çdo shkelje. “Mbrojtja e territorit nuk ka kthim pas”, përfundoi Koçiu.

    Albana Koçiu gjobe leja e ndertimit Ministrja e Punëve të Brendshme
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Diell e vranësira kalimtare në disa zona, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

    July 25, 2026

    Sherri me sende të forta në Durrës, policia jep detaje: Plagoset një 36-vjeçar. Në konflikt dyshohet i përfshirë edhe një efektiv policie jashtë shërbimit

    July 24, 2026

    Kush është Denis Tafili? I kërkuar nga SPAK në dosjen “Troplini”, dyshohet i përfshirë në konfliktin me armë në Durrës

    July 24, 2026

    Nga Italia te Kili, FIFA veçon 10 kombëtaret që synojnë rikthimin në Botërorin 2030

    July 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.