Nga e enjtja deri në fundin e kësaj jave, vendi ynë pritet të përfshihet nga reshje shiu dhe stuhi intensive.
Meterologia, Rezarta Xhakollari pohoi për RTSH-në se reshjet intensive do nisin nga Shkodra më pas do përfshijnë të gjithë vendin.
“Sot në mesnatë presim që vendi të përfshihet nga reshjet e shiut dhe stuhi. Ditën e nesërme ( 13 shtator) një front i ftohtë do të sjellë reshje shiu deri në mesditë. Fillimisht reshjet do të përqendrohen në Shkodër, Lezhë e në kryeqytet e më pas do të shtrihen në të gjithë territorin. Parashikohet se gjatë fundjavës të kemi reshjet e para të borës në alpet e Shqipërisë”, tha Xhakollari.


