Ushtria izraelite (IDF) i ka kërkuar banorëve palestinezë të lagjeve al-Daraj dhe al-Tuffah, në qytetin e vjetër të Gazës, të evakuohen menjëherë drejt zonës bregdetare al-Mawasi, e shpallur nga Izraeli si “zonë e sigurt”.
Zëdhënësi i IDF, Avichay Adraee, përmes një postimi në rrjetin social “X” (ish-Twitter), paralajmëroi se forcat izraelite do të vazhdojnë veprimet ushtarake me intensitet të lartë në zonat ku, sipas tij, ka aktivitet terrorist dhe lëshime raketash drejt Izraelit.
Megjithatë, al-Mawasi, ku po drejtohen civilët, strehon aktualisht rreth gjysmë milioni palestinezë dhe ndodhet nën kushte ekstreme mbipopullimi, mungesë ushqimi, uji dhe ndihme mjekësore. Grupi të drejtave të njeriut dhe agjencitë humanitare kanë ngritur alarmin për krizën e përkeqësuar humanitare dhe mungesën e sigurisë reale për civilët që evakuohen.


