Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Sekuestrohen 96 kg kanabis në kufirin greko-shqiptar, dyshohet se u trafikua nga Saranda

    Samiti G7: Shpresa për paqe në Ukrainë?

    “Gruaja mjeke më tradhton me kolegun?”/ Burri nga Durrësi rrëfen dyshimet, avokati tregon hapat ligjorë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Panik në Itali, burri tenton të rrëmbejë 1-vjeçaren, e ëma përleshet për të shpëtuar foshnjën

    February 15, 2026

    Një ngjarje e rëndë është shënuar të shtunën, më 14 shkurt, rreth orës 13:00, në një supermarket në Bergamo, ku një burrë tentoi të rrëmbente një vajzë vetëm një vjeç e gjysmë.

    Sipas raportimeve, familja – nëna, babai dhe vogëlushja – po largoheshin nga ambientet e supermarketit kur një 37-vjeçar rumun, i pastrehë dhe pa precedentë penalë, e ka kapur papritur fëmijën nga këmbët, duke tentuar ta marrë me forcë.

    Reagimi i menjëhershëm i prindërve dhe ndërhyrja e punonjësve të supermarketit shmangën më të keqen. Babai arriti ta ndalojë agresorin, ndërsa nëna mbante vajzën në krahë. Forcat e rendit mbërritën në vendngjarje dhe arrestuan 37-vjeçarin.

    Pamjet e kamerave të sigurisë ndihmuan autoritetet të rindërtojnë dinamikën e ngjarjes. Burri akuzohet për tentativë rrëmbimi të një të mituri dhe për sulm të rënduar. Si pasojë e përleshjes, vogëlushja pësoi frakturë në femur, e konfirmuar nga ekzaminimet mjekësore në spital.

    Dëshmitarët tregojnë se britmat e nënës alarmuan qytetarët përreth. Një grua rreth të 50-ave deklaroi se, pasi dëgjoi thirrjet për ndihmë, u përpoq ta ndalonte autorin duke e kapur nga xhaketa derisa mbërriti policia.

    Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

    bergamo foshnja itali rrembimi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Sekuestrohen 96 kg kanabis në kufirin greko-shqiptar, dyshohet se u trafikua nga Saranda

    June 15, 2026

    Samiti G7: Shpresa për paqe në Ukrainë?

    June 15, 2026

    “Gruaja mjeke më tradhton me kolegun?”/ Burri nga Durrësi rrëfen dyshimet, avokati tregon hapat ligjorë

    June 15, 2026

    Djali i princeshës norvegjeze dënohet me 4 vite burg, akuzohet për përdh*nim dhe dh*në

    June 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.