TIRANË– Në ditët e sotme njerëzit përballen me shumë probleme të shëndetit mendor.
Për të folur për këtë temë kaq delikate dhe teje të rëndësishme në një intervistë për Radar.al ka qenë mjekja psikiatre Fiorela Gorea. Ajo është shprehur se të rinjtë sot janë më të hapur për t’iu drejtuar një mjeku kur nuk ndihen mirë me veten dhe shohin që diçka nuk shkon në jetën e tyre
Sa e zakonshme është në ditët e sotme që një person të kërkojë ndihmë tek një mjek psikiatër?
“Mendojë se koha në të cilën pacientët paraqiten tek mjeku psikiatër është ndryshe në ditët e sotme. Kjo sepse brezi i ri është pak më përqafues ndaj të gjithë mirëqënies mendore ndaj presioneve të jetës së përditshme. Edhe mediat sociale kanë prishur pak ekuilibrat dhe kanë bërë reklamimin, janë si më të hapur.Brezi i ri është pak më i hapur ndaj mendimit që nëse diçka nuk shkon me mua me shëndetin tim emocional duhet të flas me dikë duhet të kërkoj ndihmë dhe kjo është një gjë shumë pozitive.”- tha mjekja./Radar.al


