Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Këmbimi valutor për ditën e sotme, 30 Prill 2026

    Kristiano Ronaldo i papërmbajtshëm, ylli portugez realizon golin e 970 në karrierë

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Panairi më i madh të mbrojtjes, Britania ndalon zyrtarët izraelitë të marrin pjesë

    August 29, 2025

    BRITANI E MADHE- Britania e Madhe ua ka ndaluar pjesëmarrjen zyrtarëve izraelitë në panairin e saj më të madh tregtar të mbrojtjes, për shkak të përshkallëzimit të luftës kundër Hamasit në Gazë, në përpjekje për të ushtruar trysni ndaj aleatit historikisht të ngushtë për shkak të konfliktit.

    Qeveria e kryeministrit Keir Starmer tha në korrik se do ta njihte shtetin palestinez, nëse Izraeli nuk do të ndërmerrte hapa për t’i lehtësuar vuajtjet e palestinezëve në Gazë dhe nëse nuk do të përmbushte kushte të tjera, duke e zemëruar Qeverinë izraelite.

    Ministria e Mbrojtjes e Izraelit tha se, si pasojë e këtij ndalimi, nuk do ta organizojë pavijonin e saj kombëtar si më parë në panairin Defence & Security Equipment International (DSEI), në Londër.

    Megjithatë, kompanitë izraelite të mbrojtjes, si Elbit Systems, Rafael, IAI dhe Uvision, do të mundë të marrin pjesë.

    Një zëdhënës i Qeverisë britanike tha të premten se vendimi i Qeverisë izraelite për ta përshkallëzuar më shumë luftën në Gazë ishte i gabuar.

    “Si pasojë, ne konfirmojmë se asnjë delegacion qeveritar izraelit nuk do të ftohet të marrë pjesë në DSEI UK 2025.”– tha ai.

    “Duhet të ketë zgjidhje diplomatike për ta përfunduar këtë luftë tani, me armëpushim të menjëhershëm, kthimin e pengjeve dhe një rritje të ndihmës humanitare për popullin e Gazës.”– shtoi ai.

    Izraeli e cilësoi vendimin e Britanisë si “akt të pafat diskriminimi” dhe se “po fut konsiderata politike krejtësisht të papërshtatshme për një ekspozitë profesionale të industrisë së mbrojtjes”.

    Panairi katërditor, i cili hapet më 9 shtator, mbledh delegacione shtetërore dhe kompani private që ekspozojnë pajisje dhe armë ushtarake në qendrën Excel të Londrës. Ky aktivitet zhvillohet çdo dy vjet.

    DSEI organizohet nga një kompani private, Clarion Defence and Security, por me mbështetjen e Qeverisë dhe ushtrisë britanike./REL

    Ndryshime thelbësore në “Përputhen”/ Megi Pojani merr ‘frerët’ e emisionit. Roli i Neda Ballukut dhe opinionistët e rinj

    Britania e Madhe Gazë Hamasi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Këmbimi valutor për ditën e sotme, 30 Prill 2026

    April 30, 2026

    Kristiano Ronaldo i papërmbajtshëm, ylli portugez realizon golin e 970 në karrierë

    April 30, 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    April 30, 2026

    Parashikimi i motit për sot, 30 Prill 2026

    April 30, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.