Një valë e ftohti ka përfshirë Slloveninë, duke sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave dhe reshje bore në zonat malore, një fenomen i rrallë për muajin korrik. Sipas Agjencisë Sllovene të Mjedisit (ARSO), bora ka mbuluar zonat mbi 2,200 metra mbi nivelin e detit, përfshirë edhe Kredaricën dhe Kaninin, ku kamerat regjistruan pamje të bardha që të kujtojnë dimrin.
Në stacionin më të lartë meteorologjik në Kredarica, temperatura në orën 10:00 të mëngjesit arriti në 0°C, një tregues i fuqishëm i ndryshimeve të menjëhershme klimatike në rajon.
Ndërkohë, Kroacia po përballet me kushte ekstreme të motit: erëra të fuqishme kanë shkulur pemë, dëmtuar çati dhe anije, veçanërisht në qytetin bregdetar të Splitit. Shiu i rrëmbyeshëm dhe breshëri kanë shkaktuar përmbytje të shumta në rrugët e qyteteve të mëdha kroate, duke krijuar probleme serioze për banorët dhe turistët.
Ekspertët parashikojnë që moti i paqëndrueshëm do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, si në Alpet Juliane ashtu edhe në bregdetin Adriatik.
❄️ Ob prehodu hladne fronte se je meja sneženja spustila do nadmorske višine okoli 2200 m. Sneži na Kredarici in na Kaninu. pic.twitter.com/Gu2w45b19u
— ARSO vreme (@meteoSI) July 8, 2025


