Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Fshat të Klosit mesditën e sotme ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë.
Burimet bëjnë me dije se aksidenti ndodhi në afërsi të rreth-rrotullimit të që ndan rrugën e Arbrit me rrugën lidhëse të Matit.
Mjeti tip Benz GL lëvizte në drejtim të Klosit ndërsa ai Ford në drejtim të Tiranës.
Nga përplasja e shkaktuar ka patur vetëm dëme materiale ndërsa policia pritet të zbardhë shkaqet e aksidentit.
Paraprakisht dyshohet të jetë shkaktuar nga lagështia në rrugë, ndërsa dyshohet që të ketë patur edhe vaj në asfalt që stimulon rrëshqitjen.



