Më pak se një muaj na mban larg nga nisja e Big Brother Vip Albania, e për rrjedhojë Sara Hoxha ka ndarë me ndjekësit një fotografi në rrjetet sociale, nëpërmjet të cilës na zbulon detaje të reja.
Hoxha bëri një paralajmërim sa i takon arredimit të ambienteve të brendshme të shtëpisë. “Një gjë është e sigurt, shtëpinë si këtë vit nuk e kemi parë kurrë”, shkroi ajo.
Ju kujtojmë se pak ditë më parë u zbulua edhe banori i parë që ka konfirmuar për të qenë pjesë e reality show këtë sezon.
Bëhet fjalë për futbollistin Eros Grezda i përfolur së tepërmi për lidhjet e tij me Oriola Marashin.



