Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shqipëria i përgjigjet Vuçiçit, Hoxha: Retorika nacionaliste nuk do ta tërheqë zvarrë rajonin

    Bombardime vdekjeprurëse ruse në Ukrainë, tre të vrarë dhe gjashtë të plagosur në Dnipropetrovsk

    Belgjika regjistroi vdekshmërinë e tepërt më të lartë në Evropë gjatë valës së të nxehtit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Pagesat me kartë arritën rekord të ri në 2025/ BSH: Për herë të parë kaluan tërheqjet cash në ATM

    February 20, 2026

    Pagesat me kartë bankare regjistruan përsëri një rritje të fortë vitin e kaluar, duke arritur numrin dhe vlerën më të lartë historike.

    Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, gjatë vitit 2025 pagesat me kartë në terminalet POS (pikat elektronike të shitjes) arritën në 27.2 milionë, me një rritje prej 38.7% krahasuar me një vit më parë.

    Në vlerë transaksionesh, pagesat me kartë vitin e kaluar arritën në 105.75 miliardë lekë, 27% më shumë krahasuar me vitin 2024.

    Për vitin 2025, volumi i pagesave në terminale POS përbënte 17.5% të vlerës totale të veprimeve me karta, nga 16% që kishte qenë pesha e këtyre veprimeve një vit më parë.

    Gjithashtu, vitin e kaluar, për herë të parë numri i pagesave me kartë në terminale POS për herë parë kaloi numrin e tërheqjeve cash të parasë në bankomate. Ky është një tregues mjaft domethënës i rritjes së përdorimit të pagesave jo cash në ekonominë shqiptare.

    Pagesat me kartë në vitet e fundit janë nxitur sidomos nga shtimi i numrit të turistëve të huaj. Kërkesa e tyre për të paguar me kartë ka shtyrë një numër më të madh biznesesh të pranojnë pagesa me këto instrumente, duke krijuar njëkohësisht hapësirat për rritjen e aksesit dhe kulturës së pagesave jo cash edhe për një pjesë më të madhe të publikut vendas.

    Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, numri i terminaleve POS për pranimin e pagesave me kartë në fund të vitit të kaluar arriti shifrën rekord prej në 31 263 njësi, në rritje me 27.7% krahasuar me një vit më parë.

    Përveç kërkesës më të lartë të tregut, shtimi i numrit të terminaleve POS është nxitur edhe nga programi promovues i ndërmarrë nga njëri prej operatorëve më të mëdhenj globale të pagesave me kartë, Mastercard. Programi i Mastercard, nëpërmjet bankave tregtare, ofroi instalimin e pajisjeve POS pa kosto dhe pa komisione transaksionesh për një periudhë fillestare, deri në vlera të caktuara limit.

    Ndërsa numri i kartave bankare aktive të lëshuara nga sektori bankar shqiptar arriti në 1.65 milionë, në rritje me 9.4% krahasuar me një vit më parë. Numri i kartave të debitit arriti në 1.46 milionë, në rritje vjetore me 10%. Ky produkt ngelet dominues dhe përbën rreth 88% të numrit të përgjithshëm të kartave bankare. Karta e debitit është një instrument bazik pagese, i lidhur me llogaritë rrjedhëse të bizneseve dhe individëve.

    Ndërkohë, viti 2025 riktheu rritjen edhe në segmentin e kartave të kreditit. Në fund të vitit të kaluar, sektori bankar raportonte pothuajse 120 mijë karta krediti aktive, me një rritje vjetore prej 5.6%.

    Qeveria shqiptare ka shpallur objektivin për një ekonomi cashless brenda vitit 2030, që synon zhvendosjen e pjesë më të madhe të pagesave nga para fizike drejt kanaleve dixhitale. Në ligjin për “Procedurat Tatimore”, të amenduar nga Kuvendi i Shqipërisë në fund të 2025, u vendos edhe detyrimi për pajisjen e bizneseve (me disa përjashtime) me terminal POS për pagesa elektronike brenda vitit 2026.

    Kjo pritet të sjellë rritje të mëtejshme të depërtimit të terminaleve POS dhe zgjerim të mëtejshëm të pagesave me kartë. /Monitor.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shqipëria i përgjigjet Vuçiçit, Hoxha: Retorika nacionaliste nuk do ta tërheqë zvarrë rajonin

    July 27, 2026

    Bombardime vdekjeprurëse ruse në Ukrainë, tre të vrarë dhe gjashtë të plagosur në Dnipropetrovsk

    July 27, 2026

    Belgjika regjistroi vdekshmërinë e tepërt më të lartë në Evropë gjatë valës së të nxehtit

    July 27, 2026

    Emri/ 30-vjeçari nga Tepelena tentoi të rrëmbejë vajzën nga Nepali, arrestohet pas rreth një muaji arrati

    July 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.