Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shqipëria zgjidhet anëtare e Komitetit Ndërqeveritar të UNESCO-s për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

    Udhëtarit nga Anglia i sekuestrohen në Durrës mbi 29 mijë paund dhe 455 euro të padeklaruara

    Formula 1/ Wolff: Nuk mund të lëmë pikë çdo dy gara, me një Ferrari të tillë duhet gjithnjë kujdes

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Pa ofertën dhe erdhi në Shqipëri, italianit i shkulin 20 dhëmbë brenda ditës në klinikën dentare. 37-vjeçari ka 8 muaj në spital

    November 18, 2024

    Mediat italiane kanë publikuar historinë e një 37-vjeçari i cili ka pësuar probleme të rënda shëndetësore pasi në një klinikë dentare në Shqipëri i shkulën 20 dhëmbë brenda një dite.

    Në mes të marsit të këtij viti, Simone Del Vecchio, një web dizajner italian, vendosi të udhëtojë drejt Shqipërisë për një trajtime dentare. Kohët e fundit, në anën tjetër të Adriatikut kanë lulëzuar klinika të shumta që ofrojnë çmime konkurruese, duke tërhequr shumë italianë që kërkojnë shërbime shëndetësore me kosto më të ulët.

    Por, për Del Vecchio, kjo përvojë u kthye në një makth të vërtetë, shkruan “Fanpage.it”

    Sipas rrëfimit të vëllait të tij, Marco, për Corriere del Mezzogiorno, Simone iu nënshtrua një ndërhyrjeje të përbashkët për heqjen e të gjithë dhëmbëve dhe vendosjen e implanteve në të dyja nofullat, në të njëjtën ditë.
    “I hoqën njëherazi njëzet dhëmbë. I administruan katër anestezi në mishin e dhëmbëve dhe një sedacion të lehtë të përgjithshëm pa ekzaminime paraprake, si dhe antibiotikë, anti-inflamatorë dhe qetësues. Pas trajtimit, që zgjati nga ora 14:00 deri në 18:00, u kthye në dhomën e tij në të njëjtën klinikë ku kishte bërë ndërhyrjen. Por Simone nuk arriti as të shkonte deri në dhomë; pas një gllënjke uji, gjendja e tij u përkeqësua dhe pësoi një arrest të parë kardiak, pas të cilit ndodhën edhe tre të tjerë.”

    Që nga ajo ditë kanë kaluar më shumë se tetë muaj dhe 37-vjeçari ka qëndruar i shtruar në spital, fillimisht në Tiranë dhe më pas në Bari, në repartin e terapisë intensive.

    “Ai ishte në ‘koma farmakologjike’ prej më shumë se një muaji. Vuan ende nga probleme me kujtesën afatshkurtër. Në fillim të qershorit, u transferua në repartin e Sëmundjeve Infektive për shkak të një infeksioni bakterial të rrezikshëm, candida auris, që shtyu më tej procesin e tij të rehabilitimit. Atje qëndroi deri më 27 shtator, kur vendosëm ta transferojmë në San Giovanni Rotondo, në ‘Casa Sollievo della Sofferenza’, ku ndodhet edhe sot. Ai është në rrezik mbytjeje për shkak të një stenozë trakeale që e pengon të pijë, hajë dhe të marrë frymë normalisht. Së shpejti pritet t’i nënshtrohet një operacioni tjetër”, rrëfen vëllai i tij.

    hoqi 20 dhemballe italiani klinike dentare shqipëri Simone Del Vecchio
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shqipëria zgjidhet anëtare e Komitetit Ndërqeveritar të UNESCO-s për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

    June 17, 2026

    Udhëtarit nga Anglia i sekuestrohen në Durrës mbi 29 mijë paund dhe 455 euro të padeklaruara

    June 17, 2026

    Formula 1/ Wolff: Nuk mund të lëmë pikë çdo dy gara, me një Ferrari të tillë duhet gjithnjë kujdes

    June 17, 2026

    U mbyt në liqenin e Ulzës dy ditë më parë, nxirret nga uji trupi i 37-vjeçarit

    June 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.