TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në platformën X, pas urimit të homologut hungarez Viktor Orban për fitoren në mandatit të katërt.
Shefi i qeverisë shprehet se mezi pret të vijojë bashkëpunimin me Hungarinë për integrimin e Shqipërisë drejt BE-së, një kauzë që Viktor Orban e mbështet prej kohësh.
Rama mirëpret nesër Orbanin dhe liderët e tjerë europian për Samitin e Komunitetit Politik Evropian.
REAGIMI I PLOTË I RAMËS NË X:
Faleminderit me gjithë zemër, i dashur Viktor. Mezi pres të vazhdojmë punën tonë së bashku në të mirën më të madhe të vendeve tona të bukura, si dhe për integrimin e plotë të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian — një kauzë të cilën ti e ke mbështetur prej kohësh.
Dhe po, mezi pres gjithashtu të të mirëpres në Tiranë për Samitin e Komunitetit Politik Evropian, pas atij takimi fantastik që patëm të gjithë në Budapest vetëm gjashtë muaj më parë — ku ti e vendose nivelin shumë lart, miku im.
Von der Leyen uron Ramën: Nën udhëheqjen tënde Shqipëria ka bërë përparime drejt BE
Mori peng një vajzë në Tiranë dhe e kanosi, arrestohet 29-vjeçari
LAJM I FUNDIT/ SPAK urdhëron sekuestrimin e celularit të shoqëruesit të kreut të PSD-së, Tom Doshi


