TIRANË– Pas Macron dhe liderëve të tjerë në Europë, nuk ka munguar as urimi i Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen për kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Von der Leyen shprehet se Shqipëria në udhëheqjen e Ramës ka bërë përparime të mëdha drejt BE-së.
Presidentja e KE-së thekson se vendi i Shqipërisë është në BE, duke shtuar se mezi pret nesër të takojë Ramën në Tiranë.
Postimi i Von der Leyen në X:
I dashur@ediramaal, urime për fitoren tënde zgjedhore!
Nën udhëheqjen tënde, Shqipëria ka bërë përparim të madh drejt unionit tonë.
Le të vazhdojmë të punojmë ngushtë së bashku për reformat në BE. Shqipëria e ka vendin në BE!
Mezi pres të të uroj personalisht nesër në Tiranë./Radar.al

Orban e uroi për mandatin e katërt/ Rama: Mezi pres të vijojmë bashkëpunimin
Mori peng një vajzë në Tiranë dhe e kanosi, arrestohet 29-vjeçari
LAJM I FUNDIT/ SPAK urdhëron sekuestrimin e celularit të shoqëruesit të kreut të PSD-së, Tom Doshi


